Tensionet Ankara-Athinë/ Macron në krah të Greqisë: Nuk do të lejoj trazira në Mesdhe

12 Shtator 2022, 22:57| Përditesimi: 12 Shtator 2022, 23:01

  • Share

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Ky takim vjen pas tensioneve Turqi-Greqi, ndërsa Macron ka theksuar se mbështet plotësisht sovraniteti i Greqisë.

“Do të shfrytëzoj rastin të falënderoj Greqinë për solidaritetin që treguat këtë verë për zjarret. Greqia ishte në anën tonë dhe na ndihmoi dhe dua t’ju falënderoj për lëvizjen e solidaritetit. Ne nuk do ta harrojmë atë. Mekanizmi evropian i solidaritetit për menaxhimin e krizave është funksional dhe efektiv.

Një vit më parë këtu në Elysee, ne nënshkruam partneritetin e mbrojtjes. Ne kemi forcuar sigurinë tonë të përbashkët, po forcojmë sigurinë dhe prosperitetin evropian në fushat me interes të përbashkët”, tha Macron.

Macron i cilësoi si të papranueshme deklaratat turke kundër Greqisë.


Lajmi kryesor:

Tension në ujërat detare mes Turqisë dhe Greqisë! Anija turke qëllohet pas refuzimit të kontrollit! Turqia: U qëllua në ujërat ndërkombëtare


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?