Një strukturë e paligjshme e ngritur nga kandidati i PD-së, ish-gjyqtari Gjin Gjoni, e ka kthyer Lezhën në vatër të nxehtë elektorale, në këtë prag 11 maji. Persona të angazhuar nga strukturat e PD-së dalin në terren, kryesisht gjatë natës, për të frenuar sipas tyre blerjen e votës. PS nga ana tjetër akuzon se këto grupe janë edhe të armatosur.
Lidhur me incidentin e një nate më parë, ku kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Eduard Ndocaj, bllokoi një automjet të nënkryetarit të bashkisë së Lezhës, Fatjon Zefi, bashkë me kreun e PS-së në fshatin Kolsh, me pretendimin se po blinin vota, ka dalë edhe një tjetër video ku është përfshirë edhe kandidati i Berishës, Gjin Gjoni. Është vetë Zefi që ka ndarë një video ku dallohet që i kanë bllokuar makinën dhe pranë ia afrohet Gjin Gjoni, duke e pyetur, 'Ç'po bën? Ku po shkon?', ndërsa i thotë edhe 'Po të kontrolloj'.
Zefi ka bërë thirrje për reagim të organeve të drejtësisë dhe ka njoftuar se pas kallëzimit në Komisariatin e Lezhës, do t’i dorëzohen materialet filmike dhe do të depozitohet kallëzim në SPAK për ‘bandën me persona të inkriminuar’ të PD-së që, sipas tij, po ushtrojnë presion në qytet.
“Fytyra e vërtetë e bandave të 'Shqipërisë Madhështore', ku kandidatët për deputet të cilët kanë punuar në sistemin e drejtësisë dhe i dinë më mirë ligjet dhe të drejtat e njeriut, ushtrojnë terror me zë dhe figurë në çdo cep të Shqipërisë në justifikim të humbjes që i pret më 11 Maj. Presioni dhe shantazhi nuk ndal të drejtën, përkundrazi, pas kallëzimit në komisariatin e policisë Lezhë, do dorëzohen të gjitha materialet filmike dhe do pasojë kallëzimi në SPAK për gjithë bandën me persona të inkriminuar, kallëzim për shkelje të të drejtave, ushtrimin e presionit dhe shpifjes. Peshën më të madhe do ta marrë në kallëzim edhe Kaubojsi që mbrëmë na u prezantua si deputet,” shkruan Zefi në postimin e tij.
Për rastin, nënkryetari i bashkisë së Lezhës bëri kallëzim në polici se një 38-vjeçar, banor i Kolshit, për motive që lidhen me fushatën elektorale, i bllokoi rrugën me automjetin e tij. Policia njoftoi se nisi hetim në gjendje të lirë për 38-vjeçarin për prishje të qetësisë publike, pengim të qarkullimit dhe kanosje.
Në postimin në Facebook, Zefi thotë se për rastin do t’i drejtohen edhe SPAK me kallëzim.
Komente

Kto jan kriminelat që vendos Sala për pushtet që i njeh gjith shqiperia
PërgjigjuE papranueshme dhe jashte cdo lloj llogjike normale. Nese prokuroria dhe policia nuk veprojne urgjent, atehere rrisku per te patur viktima eshte shume i larte. Berishistet kerkojne gjak.
PërgjigjuMostrat e Sali kermes. Hajdut kane dal per kontroll
Përgjigju