Tensionet Greqi-Turqi/ Mitsotakis takime urgjente me liderët grekë! Franca dhe SHBA në krah të Athinës (VIDEO)

24 Korrik 2020, 08:47| Përditesimi: 24 Korrik 2020, 14:08

  • Share

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe lideri i opozitës greke Aleksis Tsipra, janë takuar për rreth një orë e gjysmë në kuadër të një seri takimesh urgjente infromuese  rreth tensionit të fundit të shkaktuar pas shpalljes së një NAVTEX-i nga Ankaraja, e cila  kërkon të eksplorojë për rezerva të gazit natyror në një pjesë të ujërave territorial greke, veprim ky që ka shkaktuar edhe mobilizimin ushtarak të trupave greke në Egje dhe Mesdheun Lindor.

Pas takimit Mitsotakis tha se nuk duhet të ketë asnjë tolerancë ndaj veprimeve të paligjshme të Turqisë kurse ish kryeministri Tsipras u shpreh se “Duhet të pengohet që anija turke Oruc Reis të veprojë brenda shelfit kontinental grek, ashtu si dhe vepruam me sukses në tetor të vitit 2018. Gjithashtu rekomandova – duke ndjekur marrëveshjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike me Italinë, për të zgjeruar ujërat tona territoriale me 12 milje në detin Jon, të intensifikohen negociatat edhe me Egjiptin në përcaktimin e një zone ekskluzive ekonomike me të, dhe nëse kjo nuk mund të arrihet, të zgjerojmë ujërat territoriale të Greqisë në jug dhe në lindje të Kretës me 12 milje detare”,

Nga ana tjetër Franca është rreshtuar në krah të Greqisë.

“Νuk duhet të leëmë sigurinë tonë në Mesdhe në duart e të tjerëve. Do të doja të përsëris solidaritetin e plotë të Francës me Qipron, por edhe me Greqinë përballë shkeljeve sovranitetit te tyre nga ana e Turqisë  - ka shkruar në Tëitter presidenti Emmanuel Macron, pas takimit me homologun e tij qipriot.

Ndërsa ambasadori amerikan në Athinë e ka cilësuar qartazi zonën detare ku Turqia do të kryejë kërkime, si zonë greke, edhe zv/ministri i Jashtëm Amerikan Philip Riker i ka bërë thirrje Turqisë të ndalojë menjëherë çdo akt sfidues në Mesdheun Lindor.

Ndërkohë Marina ushtarake greke është vënë në gjendje alarmi teksa 17 anije turke, mes tyre edhe luftarake kanë lundruar në ujërat greke për të shoqëruar anijen turke Oruc Reis e cila do të kryej studime hulumtuese në kërkim të hidrokarbureve në Mesdheun lindor në një zonë që Ankaraja e konsideron pjesë të raftit të saj kontinental.

Dhe ndërsa Athina zyrtare ka reaguar duke akuzuar Ankaranë se ka pushtuar pjesë të ujërave të saj territoriale, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thirrur në gadishmeri të lartë gjithë repartet ushtarake që tani ndodhen me pushime dhe deklaroi se Ankaraja nuk ka nevojë të marrë leje nga askush.

Në uljen e tensionit gjithashtu është përfshirë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila dje pati biseda telefonike me liderët e të dyja vendeve.

Anijet turke kanë mbërritur tashmë në brigjet e Kastellorizo, një ishull grek tre kilometra larg bregdetit turk kurse Ankaraja zyrtare ka deklaruar se pretendimet e Greqisë në raftin e saj kontinental janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar,

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hami Aksoy tha se "Nuk mund të jetë racionale dhe e pajtueshme me ligjin ndërkombëtar që një ishull me një sipërfaqe prej 10 kilometra katrorë, i cili ndodhet dy kilometra larg Anadollit dhe 580 kilometra larg bregdetit Grek, mund të gjenerojë një raft kontinental prej 40 mijë kilometrash katrore në favor të Greqisë.

Anija Oruc Reis do të kryejë studime eksploruese në kërkim të hidrokarbureve në Mesdheun lindor në një zonë që Ankaraja beson të jetë pjesë e rafinës së saj kontinentale.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 26/07/2020 18:42

    Turqia e shpela grekun me nje te reme lapsit,me fat qe kemi Turqinë mike ❤

    Përgjigju
  • Gjergji: 26/07/2020 08:29

    Padrejtesite kundrejt Shqipetareve do t'i lajne me Turqit!

    Përgjigju
  • Beni: 25/07/2020 08:15

    Filloi tifozeria. Harrojne qe gjithcka sot vendoset me te drejtat nderkombetare sidomos kur flitet per nje vend te bashkimit Europian, ka ikur koha e luftes. Mburren me ushtrine turke, nuk e dine qe sot edhe vendi me i vobekte Europian nese do e ben copa Turqine dhe ata si puna e saj ne baze te aleancave por bota e qyteteruar nuk kerkon me lufte. Kujtojne se jane ne otomanizem qe vrisnin e prisnin koka njerezish si tu donte qejfi. Zot faleminderit qe nuk e kemi Turqine ne kufi sepse brenda 24 oreve do ta kishim ne Tirane dhe do pretendonte tokat tona me pretekstin qe i perkasin asaj dhe kuptohet me Haxhi Qamilat qe kemi ne brendesi cfare do te ndodhte. Ta mendosh qe deri dje po mundoheshin te fusnin ne EU, larg o zot.

    Përgjigju
  • Emigranti: 24/07/2020 18:59

    Vazhdo turqi se greket jan mesuar me shqiperin qe bejn cte duan ne ujrat tone shqiptar, ndersa me turqin kan frike edhe bertasin ...

    Përgjigju
  • Dik: 24/07/2020 11:51

    Kështu ndodh kur i ndan kufijt me hile. Turkut ja caktuan kufirin tek hija e mesditës kurse grekur tek hija e mëngjesit. Kurse neve na bënë si tortë. Evropi pra!

    Përgjigju
  • Tirona: 24/07/2020 11:44

    Para hellas .. turqit tu presim kokat..rrac e keqe turku kan hedh far edhe ketu tek ne..

    Përgjigju
  • Arnaut: 24/07/2020 10:32

    Emri anijes i perket admiralit shqiptar, vellait te hajrudin pashes ose sic njihet nga latinet ndryshe barbarosa. Ai ishte strategu i detrave dhe duhet patjeter te njihet historia e tij.

    Përgjigju
    • One: 24/07/2020 14:07

      Me origjine shqipetare se asgje shqiptare s’kishte kapiteni i famshem ne karrieren e tij. Te gjithe keta ndertuan Turqine dhe asgje per ate qe duhej te ishte vendi i tyre. Ne kemi problemet tona me greket por do kishe me shume me turqit nese do ishim fqinj. Mos u beni loje dhe pyke e turqve si nder vite. Ne kete rast shkelet e drejta evropiane dhe kjo ka rendesi. Duhet ta gjejme veten brenda te drejtes dhe rregullave evropiane.

  • hakan: 24/07/2020 10:28

    Vazhdo turqi ashtu veproni me evgjitet

    Përgjigju
  • Loran: 24/07/2020 10:15

    Turqit rrac e keqe

    Përgjigju
  • Arnauti: 24/07/2020 09:51

    Bravo Tuqia. Mos leshoni pe plehrave grek

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?