Bota

Tensionet Greqi-Turqi, përfundon takimi Erdogan-Dendias

15 Prill 2021, 16:47| Përditesimi: 15 Prill 2021, 16:50

  • Share

Ka përfunduar takimi midis Ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias dhe Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe ministrit të jashtëm turk Mevlüt Çavuşolglu, në Pallatin Presidencial në Ankara.

Takimi mes tyre ka zgjatur 45 minuta raportojnë mediat vendase, por nuk janë dhënë detaje të veçantë në lidhje me atë që është diskutuar në takim.

Pas takimin me presidentin ministri i jashtëm grek do të ketë një takim të veçantë me homologun e tij turk ku ata do të diskutojnë  të gjitha temat të cilat kanë shkaktuar mosmarrëveshje mes dy vendeve, veçanërisht Mesdheu Lindor, kriza e refugjatëve, problemet në Qipro dhe Egje.

Pas takimit, të dy ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në Sallën e Ekspozitës të Kompleksit Presidencial dhe në fund të ditës ministri grek do të jetë mysafir për iftar në Beştepe.

Ndërkohë para takimit ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşolulu e ka thënë prerë se Turqia nuk ka nevojë që të ketë ndërmjetësues BE-në apo vende të tjera për të diskutuar dhe për të zgjidhur çështjet me Greqinë.

Çavuşolulu deklaroi se po pret që të bisedojë miqësisht me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias brenda disa orësh. “Dialogu me Greqinë dhe vizitat e nivelit të lartë janë shumë të rëndësishme për ne. Ne jemi të lumtur ta mirëpresim Z. Dendias në Ankara. Ne do të diskutojmë për çështjen e Egjeut, Qipros dhe për Mesdheun Lindor”, theksoi ai, ndërsa shtoi:” Është e rëndësishme të vazhdojmë dialogun si dy fqinjë. Ne duhet të adresojmë çështjet që nuk mund t’i zgjidhim në Egje dhe Mesdheun Lindor përmes dialogut”, tha ministri turk.

Ftesa e paparashikueshme e presidentit turk për të biseduar me ministrin e jashtëm grek Nikos Dendias konsiderohet si një veprim tepër simbolik, duke marrë në konsideratë edhe karakterin tejet të vështirë të presidentit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?