Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, falenderoi kryeministrin Edi Rama për angazhimin e tij për të gjetur një paqe mes Kosovës dhe Serbisë. Në konferencë të përbashkët Borrell tha se BE-ja përgëzon rrugëtimin e Shqipërisë në përmbushjen e kushteve për tu bërë pjesë unionit evropian.
Borrell u shpreh se situata në veri të Kosovës kërkon hapa të shpejtë dhe zgjidhja të shpejtë e shtoi se vendeve të BE-së po ju humbet durimi me situatën në veri të Kosovës, ndryshe do të ndërmarrin sanksione.
‘Jam i lumtur të shikoj që Shqipëria ka bërë progres në ecurinë e saj drejt BE dhe janë të vendosur të vijojnë më tej për negociatat. Jam shumë i lumtur të shoh se Shqipëria ka qenë në harmoni të plotë me vlerat tona. Shqipëria do ketë mbështetjen e BE në këtë aspekt. Ne kemi diskutuar për dialogun për paqen në Prishtinë, dhe të faleminderit ty kryeministër për angazhimin për të gjetur një zgjidhje. Palët duhet të gjejnë një mënyrë për të evituar përshkallëzimin e situatës dhe të miratojnë udhërrëfyesin që iu është vendosur në tavolinë! E kam bërë të qartë edhe pas takimit të djeshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së se, palët duhet t’i ulin tensionet dhe të gjejnë zgjidhje, sipas planit të BE-së, që u është prezantuar atyre javën e kaluar në Bruksel. Situata kërkon hapa të shpejtë dhe zgjidhje të shpejtë, dhe mund t’ju them që vendet janë duke humbur durimin, andaj kërkojnë veprime të shpejta'- ka thënë Borrell.
Kryeministri Rama u tregua mirënjohës për inkurajimin që mori prej përfaqësuesve të BE-së këto dy ditë në Bruksel dhe shpresoi në një zgjidhje sa më të shpejtë për rajonin, e veçanërisht për dialogun Prishtinë-Beograd. Përgjatë konferencës, Rama përmendi idenë e një takimi të nivelit të lartë, në të cilin, Kosova dhe Serbia, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, do të gjenin një zgjidhje. Kryeministri Rama tha se nuk duhet të lejohet që gjithçka e arritur në rajon “të shembet si një kullë prej rëre“.
‘Jemi pjesë e rajonit që ka vuajtur shumë në të shkuarën, që nuk mundet të ketë një shikim mbrapa dhe ku ngjarjet nuk janë gjithmonë të ndara nga njëra-tjetra. Ne nuk mund të shikojmë vetëm shtëpinë tonë, pa shqetësime se çfarë po ndodh rreth e rrotull dhe situata nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën e Serbinë, por gjithë rajonin. Shqipëria është e angazhuar të punojë me ju dhe gjithë miqtë tanë, kemi shumë gjëra për të bërë. Kemi procesin e Berlinit, kemi bërë progres dhe nuk mund të lëmë këtë situatë në vend të dytë’, u shpreh Rama
Ditën e parë në Bruksel, kryeministri Rama fillimisht u takua me Presidentin e Këshillit Evropian, ku ndanë së bashku të njëjtin mendim, që lirimin e tre policëve të Kosovës, ishte shumë vonë por megjithatë një lajm I mirë. Rama pati takim edhe me Komisionerin për Zgjerimin Europian Olivér Várhelyi.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka publikuar një video nga sulmet e djeshme në veri të Mitrovicës. Ai shkruan se Kosova është subjekt i agresioneve të vazhduara nga Serbia.
“Kosova është subjekt i sulmeve të vazhdueshme e të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë, e cila po e rrit dozën e agresionit ndaj shtetit tonë. Me granata të prodhimit serb, kriminelët e Vuçiqit sulmuan institucionet shtetërore të Kosovës.
Mbrëmjen e djeshme ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut ishte shënjestër e një sulmi terrorist, nga i cili u dëmtuan dhe vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit. Tendenca e Serbisë për ngritje të gatishmërisë së saj për sjellje kriminale dhe terroriste ndaj Kosovës, është dëshmi e rradhës e synimeve të saj destruktive.
Serbisë t’i shtohet presioni në mënyrë që ajo të mos jetë element destabilizues jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj vendeve fqinje në rajon. Këto sulme terroriste duhet të përballen me reagimin e ashpër të komunitetit ndërkombëtar.”- thotë Sveçla.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga Brukseli ku ka takuar Komisionierin e BE për Zgjerim dhe Fqinjësi, Olivér Várhelyi. Rama thotë se në takim u diskutua gjerë e gjatë për planin e ri të BE për mbështetjen financiare dhe rritjes ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Bruksel - Me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, diskutuam gjerë e gjatë për planin e ri të mbështetjes financiare dhe rritjes ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor”- shkroi Rama.
Pas vizitës së ty dy ditore në Bruksel, kryesisht për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë si dhe procesin e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së, kryeministri Edi Rama në një shënim të gjatë në Tëitter thotë se takimet ishin një lajm i mirë lidhur me integrimin dhe politikën rajonale. Në këto takime thekson kryeministri Rama, ishte brengosës konstatimi i regresit të marrëdhënieve të Republikës së Kosovës me bashkësinë euro-atlantike.
Rama shkruan se është e pakonceptueshme për aleatët tanë strategjike që Kosova vazhdon refuzon të hedhë qoftë edhe një hap të vetëm konkret e konstruktiv për de-eskalimin e situatës gjithnjë e më të rrezikshme në Veriun e Republikës së Kosovës. Në këtë mënyrë shton Rama, Beogradi po ia del të fshihet pas mjegullës gjithnjë e më të dendur, që qasja e pashpjegueshme strategjike e Prishtinës po krijon mes Kosovës dhe bashkësisë euroatlantike.
Kreu i qeverisë shqiptarë shton se është koha që të zhvillohet një konferencë e nivelit më të lartë, të thirrur nga Franca e Gjermania, me mbështetje të BE-së dhe SHBA-së, ku të dyja palët të mos ngrihen nga tryeza e dialogut, deri në nënshkrimin e një marrëveshjes së plotë të normalizimit, përfshirë natyrisht edhe dakordësimin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës.
‘Takimet me autoritetet më të larta të Bashkimit Europian ishin një lajm shumë i mirë lidhur me progresin e Shqipërisë në negociatat me Bashkimin Europian dhe politikën tonë konstruktive rajonale. Por fatkeqësisht në këto takime, ishte tejet brengosës konstatimi i regresit të marrëdhënieve të Republikës së Kosovës me bashkësinë euro-atlantike. BE-ja e mbështetur nga SHBA ka vënë në Tryezën e Dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, planin më të mirë të mundshëm të normalizimit, i cili paqton më në fund Ballkanin Perëndimor, duke i hapur rrugë edhe njohjes së plotë ndërkombëtare të Kosovës! Eshtë e pakonceptueshme për aleatët tanë strategjikë, që Kosova vazhdon refuzon të hedhë qoftë edhe një hap të vetëm konkret e konstruktiv për de-eskalimin e situatës gjithnjë e më të rrezikshme në Veriun e Republikës së Kosovës.
Kësisoj Beogradi po ia del të fshihet pas mjegullës gjithnjë e më të dendur, që qasja e pashpjegueshme strategjike e Prishtinës po krijon mes Kosovës dhe bashkësisë euroatlantike, sidomos pas lirimit pa kushte nga Serbia të tre policëve të mbajtur fare padrejtësisht, me ditë të tëra, në kushtet e heqjes së lirisë. Është koha për një konferencë të nivelit më të lartë, të thirrur nga Franca e Gjermania, me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, ku të dyja palët të mos ngrihen nga tryeza e dialogut, deri në nënshkrimin e një marrëveshjes së plotë të normalizimit, përfshirë natyrisht edhe dakordësimin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Shqipëria ka qenë, është dhe do të mbetet vendosmërisht një forcë që promovon paqen, mbron stabilitetin në rajon, kontribuon për bashkëpunimin rajonal dhe punon pa u lodhur për rritjen e saj të gjithanshme, pa rënë asnjëherë në kurthin ballkanik të së shkuarës, po edhe pa heshtur në asnjë rast përballë shfaqjeve kërcënuese të vetëmjaftueshmërisë sovraniste, nga kushdoqoftë, kurdoqoftë e kudoqoftë, në lagjen tonë të vogël në mes të Europës.’- shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për mediat me përfaqësuesin për politikën e jashtme Josep Borrell. Nga ana e tij Borrell falënderoi kryeministrin Edi Rama për ndihmën që ka dhënë për qetësimin e tensioneve Kosovë-Serbi.
'Të falënderoj ty për pjekjet për të gjetur në zgjidhje. E kam bërë të qartë dje në Luksemburg që palët duhet të gjejnë një mënyrë për të vërtetuar përshkallëzimin e situatës dhe të miratojë udhërrëfyesen që është vënë në tavolinë,. Kjo situate kërkon që ne të marrim masa në mënyrë të shpejtë dhe urgjencë. Shtete anëtare janë dakord për këtë urgjencë dhe kanë humbur durimin dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Faleminderit Edi Rama që jeni këtu dhe ndani angazhimet dhe mbështetje dialogut për Kosovë.'- u shpreh Borrell.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama u shpreh se BE duhet të ketë më shumë vëmendje nga Ballkani Perëndimor.
‘Ka qenë një kënaqësi që të flas me presidentin e Komisioni e me presidentin e Këshillit të Europës. Kjo bisedë ka qenë inkurajuar dhe na vjen mirë që dëgjojmë fjalë të mira që Shqipëria ka bërë punë në këtë proces. Do të vijojmë punën. Dhe kam besim të plotë dhe jemi të gatshme në kohë që të ndërmarrim hapin e radhës. Ishte një kënaqësi që të ndanim opinionet tona këtu për diçka që është kaq shqetësuese. Ka të bëjë më gjithë stabilitetin e rajonit dhe veçanërisht me ecurinë rajonale, jemi pjesë e një rajoni që ka vuajtur shumë në të kaluarën. Nuk mund të ketë një tjetër dizavantazh dhe në këtë rajon ngjarje janë të ndërlidhura ngushtësisht me njëra tjetrën dhe ne nuk mund të bëjmë vetëm detyrat tona të shtëpisë pa parë se çfarë bëhet me shtet tona fqinje. Ju falënderoj që keni ndarë me ne gjithmonë e më shumë prova që durimi ka humbur për shtetet anëtare të BE-së dhe uroj shumë që konferenca që do të zhvillohet me liderët e dyja palëve do të tërheqë vëmendje dhe të mos i lejojmë të largohet nga konferenca pa arritur një marrëveshje te përbashkët. Jemi të angazhuar që të punojmë me gjithë aleatët tanë. Kemi shumë gjëra për të bërë. Kemi bërë shumë gjëra me procesin e Berlinit dhe nuk mund ta lëmë që e gjitha kjo kështjella të shembet nga një zhvillim kaq absurd që bazohet në pretendime kaq absurde.'- tha Rama.
Sa mire. Kryeministri yne eshte jo vetem me i zgjuari por edhe me i bukuri me bote. Do zoti ikin te gjithe nga Shqiperia qe ai te zgjedhe dhe zgjidhet nga vetvetja. Sa bukur dhe paster komentojne fatosat dhe fatoset e bllokut.
PërgjigjuE pse po u humbka durimi BE per c'ka ndodh ne V.te Kosoves?! A nuk ishin evropianet qe e krijuan kete situate?! Ne fillim ja dhane Jugosllavise,pastaj fale shovinizmit serbomadh,ishin po keta evropiane qe ishin O.K me shperberjen e Jugosllavise dhe ishin po keta evropiane qe edhe fale presionit amerikan ua rimoren serbeve po ate Kosove qe ua kishin dhene me pare me traktate,ishin po keta evropiane qe nuk lejuan bashkimin e Kosoves me Shqiperine (a thua se ne ishim Gjermania e bashkimi jone do te rrezikonte Evropen) dhe ishin po keta evropiane qe krijuan,ose lejuan krijimin artificialisht te enklaves serbe ne veri te Kosoves,duke krijuar ambientin per veteizolimin e serbeve e mospranimin e integrimit te tyre me pjesen tjeter te Kosoves,ishin po keta evropiane qe sa here hidhte vickla Vucici e serbet e Mitrovices,keta i merrnin me te mire e u hapnin krahun ne dem te Kosoves,se mos u prishej siesta evropiane e paqes e status-quose te Borrellit,Lajcakut,Makronit e shokeve te tyre.
PërgjigjuShpresojm qe ky takim te ndikoj sa do pak ne zbutjen e situates
PërgjigjuSa mire qe po beni takime te tilla
PërgjigjuUrojme qe situata te normalizohet
PërgjigjuTi je tradhtar o prorus fashist
PërgjigjuSuper shpresoj qe te kemi sa me shume kamime te tilla te sukseseshme
Përgjigju