Presidenti serb Aleksander Vuçiç

Tensionet me Kosovën, Vuçiç: Nuk do ta nënshkruajmë kurrë pavarësinë e Kosovës

2 Nëntor 2023, 13:03| Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 14:57

  • Share

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se fjalët se mund të nënshkruajë njohjen e pavarësisë së Kosovës janë gënjeshtra.

Përmes një video-mesazhi në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiç, ka thënë se nuk do ta nënshkruajë kurrë pavarësinë e Kosovës, duke shtuar se kjo është “në meritë të të gjithëve në skenën politike të Serbisë që thonë gënjeshtra të tilla”.

“Të dashur qytetarë, të nderuar qytetarë, në çdo fushatë elektorale dëgjoni lloj-lloj gjërash, dëgjoni gjithçka. Një pjesë e mirë e të pavërtetave dhe gënjeshtrave, por si President i Republikës më duhet të reagoj për një që nuk më shqetëson mua, që nuk ka të bëjë me bllokun e partive politike që unë personalisht mbështes, por ka të bëjë me shtetin dhe postulatet bazë që prehet vendi ynë”, e nis Vuçiç, adresimin e tij në Instagram.

“Përkatësisht, siç thanë në fushatën e kaluar se janë kundër sanksioneve ndaj Rusisë dhe se unë personalisht do t’i prezantoj më 3 prill, dhe pas zgjedhjeve nuk e kam bërë këtë dhe ata ende po mbrojnë sanksione kundër Rusisë. Federata Ruse edhe sot e kësaj dite, kështu që tani e kanë shpikur që unë jam gati të nënshkruaj pavarësinë e Kosovës, vetëm që të kalojnë zgjedhjet. Unë dua që ju, popull i Serbisë, ta dini se kjo është një gënjeshtër famëkeqe. Dhe si njeri i nderuar, por jo vetëm kaq, por edhe si njeri që respekton Kushtetutën e vendit të tij, ligjet e vendit të tij dhe që e do popullin e tij në Kosovë më shumë se çdo gjë dhe që do t’i përmbahet gjithmonë ligjit dhe ligjit dhe letrën e betimit të vendosur në Ungjillin e Miroslavit, dua t’ju them se kjo është një gënjeshtër famëkeqe”, tha Vuçiç.

Më 26 tetor, Kosova e pranoi draftin e paraqitur nga BE, por Serbia sërish refuzoi, duke mos zbatuar kërkesën e komisionit Europian që Prishtina e Beogradi të vepronin sipas parimit: Serbia Asociacionin dhe Serbia njohjen Defacto të Kosovës.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?