India dhe Pakistani janë në kulmin e tensioneve pas ekzekutimit terrorist të 26 turistëve në rajonin e Kashmirit të Indisë.
Situata ka shqetësuar edhe BE-në, në emër të së cilës shefja për politikën e jashtme, Kaja Kallas, bisedoi me ministrat e jashtëm të të dy vendeve, duke u bërë thirrje që të ndjekin rrugën e dialogut.
Situata mes Indisë dhe Pakistanit mbetet e tensionuar pas sulmit terrorist në rajonin Kashmir, ku 26 persona u ekzekutuan nga militantët islamikë.
Deklaratat dhe përshkallëzimi i tensioneve kanë shqetësuar edhe BE-në. Shefja e Politikës së Jashtme Evropiane, Kaja Kallas, njoftoi se ka zhvilluar biseda me ministrat e jashtëm të të dy vendeve, të cilëve u ka kërkuar të ndjekin rrugën e dialogut.
"Si shefe e Politikës së Jashtme të BE-së… përshkallëzimi i tensioneve mes Indisë dhe Pakistanit është shqetësues. Nxis të dyja palët të përmbahen dhe të ndjekin rrugën e dialogut për të qetësuar situatën. Përshkallëzimi nuk ndihmon askënd." – Kallas
Pas ngjarjes së 22 prillit, të konsideruar terroriste, ku 26 turistë u ekzekutuan nga militantë pakistanezë, India mbylli kufirin tokësor me Pakistanin, duke ndaluar menjëherë edhe hyrjen e qytetarëve pakistanezë në territorin e saj. Ekzekutimi i turistëve u pasua me lëvizje të menjëhershme nga Nju Delhi. AFP raportoi se Kryeministri Narendra Modi i ka dhënë dorë të lirë ushtrisë për kundërpërgjigjen që do të jepet, pasi përgjegjësi kryesor shihet shteti i Pakistanit.
Ndërkohë, shërbimi sekret i Pakistanit tha këtë fundjavë se India është në prag të një sulmi ushtarak kundër tyre. Ministri i Mbrojtjes së Pakistanit, Khavaja Muhammad Asif, shtoi frikën kur në një dalje publike përmendi edhe armët bërthamore.
Komente
