Arritja e një marrëveshje tregtare mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE, mund të bërë shumë persona të mendojnë se Boris Johnson kishte përmbushur premtimin e tij për të "realizuar Brexit". Por siç treguan ngjarjet këtë javë, procesi nuk ka mbaruar dhe fundi nuk duket aspak afër. Tensionet me Francën në lidhje me të drejtat e peshkimit rreth ishullit të Xhersit, agravoi shpejt në kërcënime, bllokime dhe madje edhe me dërgimin e forcave të marinës.
Mosmarrëveshja aktuale qëndron në interpretime të ndryshme të një pjese të marrëveshjes së tregtisë dhe bashkëpunimit, marrëveshja tregtare që tani rregullon marrëdhëniet ekonomike midis MB dhe BE. Xhersi nuk është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, ligjërisht nuk ishte kurrë brenda BE-së, por marrëveshja e re me BE-në zëvendësoi marrëveshjen e Gjirit të Granville, e cila përdoret për të përcaktuar të drejtat e peshkimit në ujërat e Xhersit.
Marrëveshja e re kërkon që çdo anije e BE-së që peshkon në ujërat e ishullit të ketë një licencë të re nga qeveria e Xhersit. Këto licenca lëshohen në përputhje me shtrirjen e aktiviteteve të kaluara të peshkimit të një varke në ujërat e ishullit midis viteve 2017 dhe 2020. Pas marrëveshjes së re këto licensa filluan të lëshohen nga Xhersit në fund të Prillit.
Përgjigja ndaj licencave të reja të Xhersi ka qenë e furishme. Francezët kanë argumentuar se aranzhimet e reja janë të padrejta dhe se ato vijnë me kushte të rrepta që kufizojnë kohën që një anije mund të operojë në ujërat e Xhersi-it ose edhe për llojin e peshkut që ato mund të peshkojnë. Të enjten, anijet franceze të peshkimit u mblodhën në portin St Helier në protestë për të protestuar rregullat e reja të licencimit. Situata u përshkallëzua më tej kur qeveria britanike dërgoi anije patrulluese të Marinës Mbretërore në zonë për të monitoruar protestat, mes kërcënimeve nga Franca se mund të ndërpresë furnizimin me energji elektrike të ishullit.
Në fund të fundit, duhet të presim që kjo situatë të zgjidhet në mënyrë diplomatike shumë shpejt. Por tensionet paralajmërojnë një sfidë më të madhe për Mbretërinë e Bashkuar pas BREXIT. Marrëveshja mes MB-BE përcakton një kornizë për marrëdhëniet e ardhshme mes dy palëve por në të ka shumë aspekte thelbësore të paqarta dhe të pazgjidhura. E tanimë që ajo ka filluar të zbatohet në praktikë, e sigurt që kjo do të çojë në tensione të vazhdueshme me BE dhe vendet anëtare të saj.
Janë së paku tre raste që mund të shkaktojnë polemika brenda Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian.
Së pari, në lidhje me peshkimin, marrëveshja e tregtisë së lirë përcakton se si të menaxhohet hyrja reciproke në ujëra dhe ndarja e rezervave të peshkut për një "periudhë tranzicioni" prej pesë vjet e gjysmë. Por pas përfundimit të kësaj periudhe, në 2026 negociatat midis të dy palëve për qasjen në këto ujëra në të ardhmen kanë për qëllim të rifillojnë në baza vjetore dhe Mbretëria e Bashkuar pritet të kërkojë kuota më të larta. Si rezultat, marrëveshja mund të behët shkak përplasjesh për të drejtat e peshkimit në aspektin afatgjatë.
Së dyti, protokolli i rënë dakord për të parandaluar një kufi të fortë në ishullin e Irlandës ka ngritur një sërë sfidash të mëdha për tregtinë brenda Mbretërisë së Bashkuar. Në veçanti kompanitë e ushqimit dhe pijeve kanë luftuar për të zgjidhur pengesat e reja administrative dhe kontrollet për mallrat që lëvizin nga Britania e Madhe në Irlandën e Veriut. Duke pasur parasysh implikimet më të gjera për stabilitetin politik në Irlandën e Veriut, është e qartë se zbatimi i protokollit do të kërkojë po aq kujdes dhe konsideratë sa negociatat. Megjithatë, me BE-në që edhe vetë lejoi shkeljet pasi pranoi vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të zgjatur në mënyrë të njëanshme "periudhën e faljes" për përjashtimin e kontrolleve të mallrave agroushqimore të supermarketeve në Irlandën e Veriut, perspektivat e një zgjidhjeje të shpejtë duken të pakta.
Më në fund, për çështjen kritike të "të të konsideruarit si të barabartë ", MB dhe BE kanë rënë dakord për një grup kompleks të dispozitave që duket se janë të destinuara të jenë objekt i mosmarrëveshjeve në të ardhmen. Ideja e të qenit të barabartë është që të sigurohet që MB dhe BE nuk fitojnë një avantazh të padrejtë konkurrues. Marrëveshja MB-BE përfshin angazhime në respektimin e standardeve në mjedis, klimë dhe të drejtat e punëtorëve si dhe rregulla për kontrollin e subvencioneve.
Nëse Britania e Madhe vendos të mos ndjekë më qasjen e BE-së ndaj këtyre standardeve, komisioni do të vëzhgojë me kujdes për të siguruar që nuk ka shkelje të kushteve të marrëveshjes tregtare. Sa më shumë që MB-ja planifikon të shmanget nga modeli rregullator i BE-së, aq më shumë ka të ngjarë të jetë perspektiva e një serie betejash ligjore mbi ndikimet në tregti dhe konkurrencë.
Ngjarjet e kësaj jave nxjerrin në pah se në shumë aspekte procesi i Brexit sapo ka filluar. Mbi të gjitha, zgjidhja e lidhjeve tregtare në fuqi prej dekadash dhe harmonizimi rregullator nuk do të ndodhte kurrë brenda ditës.
Për ta bërë këtë punë, është koha të kthejmë faqen dhe t'i rezistojmë tensioneve të ndezura me BE dhe anëtarët e saj. Në fund të fundit, ne do të duhet të gjejmë një mënyrë për të bashkëpunuar së bashku me fqinjët tanë më të afërt dhe partnerët më të mëdhenj tregtarë - pa iu drejtuar diplomacisë së varkave me armë.
Analizë nga Marley Morris