Tare - Lotito - Sarri

Tensionet mes Tares dhe Sarrit, ndërhyn Lotito: Ekipi i përforcuar, jemi të bashkuar

16 Janar 2023, 18:38| Përditesimi: 16 Janar 2023, 18:40

  • Share

Lazio fitoi javën e fundit të Serie A, duke sheshuar klimën jo të mirë që kishte rrethuar bardhekaltrit. Së fundmi ka qenë presidenti Claudio Lotito që ka dashur të qetësojë drejtuesit. Trajneri Sarri e sheh si mrekulli një vend mes katër skuadrave më të mira në Itali, teksa drejtori sporti Igli Tare kërkon një vend në Champions League.

"Sot Lazio është në vrull të plotë për objektivat e saj sezonalë, ka treguar se mund të konkurrojë me të gjitha ekipet rivale në pozitat e para, po i përgjigjet brenda dhe jashtë fushës. Në fund të kampionatit do të përmbledhim punën e bërë, pasi të kemi luftuar ndeshje pas ndeshje, deri në fund, për të arritur objektivat e vendosur dhe për një rezultat sa më të mirë. Tensionet duhen lënë mënjanë, që të mos zmadhohen nga ata që duan të destabilizojnë mjedisin tonë. Ne jemi të bashkuar", tha Lotito mes të tjerash.

Me 34 pikë pas 18 javëve të Serie A, Lazio qëndron në vendin e pestë të kampionatit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?