Tensionet Moskë-Uashington/ Avionët rusë i presin rrugën bombarduesit amerikan, del video

30 Gusht 2020, 10:26| Përditesimi: 30 Gusht 2020, 12:32

  • Share

Patrullimi i qiejve të NATO-s me bombarduesit amerikanë B-52 nuk i ka shpëtuar tensioneve mes Moskës dhe Uashingtonit. Me anë të një video të publikuar nga departamenti i Mbrojtjes duket se si dy patrulla ajrore ruse JET bëjnë veprime në ajër duke rrezikuar fluturimin e B-52 mbi Detin e Zi. Ky incident është shënuar pasditen e të premtes më 28 Gusht 2020 pak orë pas një tjetër incidenti mes forcave ushtarake ruse e amerikane të shënuar në terren.

Pasi e ndjekin bombarduesit e flotës amerikane për disa sekonda, një prej tyre me këto manovra i pret edhe rrugën në një distancë të afërt. Sipas CNN që ka raportuar me burime nga Pentagoni ky incident është cilësuar si jo profesional dhe një ndërhyrje jo të sigurt gjatë fluturimit.

Video është filmuar nga pilotët e bombarduesit B-52, ndërsa pritet të ketë dhe një reagim për këtë incident i cili në 48 orët e javës që lamë pas është i dyti. Më 27 gusht patrullat amerikane u përplasen me ato ruse në Siri gjatë patrullimeve të tyre në terren. Bombarduesit B-52 të premten fluturuan edhe mbi hapësirën ajrore shqiptare për disa minuta si pjesë e aleancës së NATO-s ndërsa ky patrullim u njoftua edhe nga ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim.

Komento

Komente

  • Patrioti: 30/08/2020 20:25

    Sa me shume qe ja shterngon Rusia dhembet perendimit, aq me te mire ju dukemi ne shqiptaret. Veç shqiptaret e kroatet jane aleatet natyrore te perendimit ne ballkan(ILIRICH PENINSUL), te tjeret greket, serbet,malazezet, sllavomaqedonet e bullgaret veç nuk ja mban ti thone jo perendimit se per shpirt per patridhe e brate njohin veç Rusine. Te kaloje njehere ai sukhoi 31 andej nga byrazer Erdogani qe t'ja shohi vleren vetes sikunder e pa ne kufirin midis Turqise dhe Sirise para do kohesh.

    Përgjigju
  • Erda: 30/08/2020 12:53

    Cdo bombarduesi amerikan ne det te zi mer lale? Hape harten se mos e gjen afer amerikes derin e zi. Ju figura te njeanshme.

    Përgjigju
    • Pellumbi: 30/08/2020 15:08

      Me lale Rusia nuk ka dalje ne Detin e Zi dhe ky det lag shume shtete europiane. Lajmi e thote qe aeroplani amerikan vepronte ne kuader te aktiviteteve te NATO-s. Per me teper avioni rus i preu rrugen ne nje distance prej 40 metrash, duke rrezikuar perplasjen.

    • Ervin: 30/08/2020 15:05

      Per te njejten arsye qe avionet rus fluturojne prane Alaskes. Qe dmth se askish nuk ka te drejte te ndaloje fluturimin ne hapesiren ajrore nderkombetare

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?