Kosova & Rajoni

Tensionet në Kosovë e Serbi, thirrja e Ministrisë së Jashtme Gjermane: Përmbahuni nga çdo provokim

29 Shtator 2021, 03:29| Përditesimi: 29 Shtator 2021, 03:33

  • Share

Tensionet e fundit në Kosovë e Serbi kanë bërë që Ministria e jashtme e gjermanisë të reagojë duke i bërë thirrje të dyja palëve të mos bien pre e provokimeve që mund të çojë në përkeqësimin e situatës.

Njoftimi është deklaruar nga Zyra Federale e Jashtme pasi po e monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës dhe në pikat e kalimit kufitar midis dy shteteve.

“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo provokim dhe të mos e kalojnë situatën menjëherë”, ka thënë Ministria e Jashtme gjermane në një përgjigje të dhënë për Klankosova.tv

Sipas ministrisë së jashtme gjermane zgjidhja e tensioneve të dy shteteve do të vijë nga Miroslav Lajçak i cili po punon për dialogun e normalizimit.

“Ne mbështesim plotësisht punën e të Dërguarit Special të BE-së, Miroslav Lajçak, për të forcuar dialogun e normalizimit të udhëhequr nga BE-ja midis Serbisë dhe Kosovës dhe mbështesim deklaratat e fundit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, mbi këtë çështje”, vijon deklarata e ministrisë.

Megjithatë, ende nuk dihet sesa do të ndikojë deklarata e Ministrisë gjermane në dy shtetet duke qenë se tensionet janë aktive.

Policia e Kosovës e ka shtuar angazhimin e saj në veri të vendit pasi prej 9 ditësh rrugët afër pikave kufitare me Serbinë, Jarinje e Bërnjak, janë të bllokuara nga serbët të cilët po kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve.

Në detyrën për të mbikëqyrur situatën, forcat speciale të policisë së Kosovës janë pozicionuar në këto pika kontrolli ku shpesh janë provokuar nga protestuesit serbë të cilët këndonin këngë nacionaliste.

Gjatë ditëve të fundit janë parë edhe helikopterë ushtarak serbë që patrullonin mbi këto pika kufitare.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?