Tensionet në Veri në Kosovës, zëdhënësi i DASH: Situata mund të përshkallëzohet, retorika që po mbizotëron vë në rrezik jetën e qytetarëve! Kurti takon liderët e opozitës

8 Nëntor 2022, 09:21| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 22:40

  • Share

KOSOVË- Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të implementojnë marrëveshjet të cilat tashmë i kanë nënshkruar në dialogun e Bruksel. Price tha se se tërheqja e përfaqësuesve të komunitetit serb nga të gjitha institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje dhe se situata ka potencial për përshkallëzim. Sipas Price retorika që po mbretëron aktualisht në raport me veriun e Kosovës vë në rrezik jetët e qytetarëve.

Ndërkohë pas tensioneve në veri të Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me udhëheqësit e partive opozitare. Kryetarët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së ishin të pranishëm në mbledhje. Takimi është thirrur nga Kurti për të diskutuar mbi situatën e fundit që është krijuar në Kosovë, ku Lista Serbe është larguar nga institucionet si edhe kanë dorëzuar mandatet e deputetëve.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka lënë në gysmë mbledhjen dhe është larguar. Haradinaj nuk u prononcua për mediat, por në një postim në ‘Facebook’, ai shkruan se u larguar pasi Kurti nuk i është përgjigjur pyetjes që Haradinaj i ka drejtuar përse ka prishur marrëdhëniet me SHBA. Sipas tij, është e papranueshme që të prishen marrëdhëniet me aleatin kryesor të Kosovës në një moment delikat si ky.

“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre. Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë”, shkruan Haradinaj.

Akuzave se po prish marrëdhëniet me SHBA-të, Kurti ju përgjigj një ditë më parë në deklaratën për median ku theksoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me SHBA dhe janë partnerët e Kosovës. Situata në veri është përshkallëzuar pasi Qeveria e Kosovës nisi të zbatojë planin në tri faza për ri regjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në RKS. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Por, qortimet për targat, si edhe pezullimi i drejtorit të Policisë së Kosovës për veri, Nenad Gjuriç, i cili refuzoi të qortojë shoferët me targa serbe kanë sjellë largimin e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës. Kjo situatë e krijuar ka sjellë edhe regaimin e SHBA dhe BE që i kërkojnë Kosovës që të shtyjë vendimin për reciprocitetin e targave dhe çështja të zgjidhet përmes dialogut. Por, vetëm një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti bëri të qartë se Kosova nuk do të bëjë asnjë hap pas dhe vendimi nuk do të shtyhet. 

Ora 22:31
Tensionet në Veri, Osmani takon Komandantin e FSK-së dhe shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Presidentja Vjosa Osmani takon komandantin e FSK-së Bashkim Jasharin


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jasharin, ku në fokus të bisedës kanë qenë zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, pas vendimit të Listës Serbe për t’u larguar nga institucionet. Po ashtu Osmani ka pritur në takim edhe dhe ministrin e Mbrojtjes, ku është biseduar për gjendjen e sigurisë në vend.

Presidentja Osmani ka pritur në takim dhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

 “Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e koordinimit të të gjitha institucioneve të sigurisë në vend për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës”, thuhet në njoftim.

Presidentja Vjosa Osmani takon drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti
Ora 22:07
Zëdhënësi i DASH: Situata në veri të Kosovës mund të përshkallëzohet

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të implementojnë marrëveshjet të cilat tashmë i kanë nënshkruar në dialogun e Bruksel.

“Ne po u bëjmë thirrje të dyja palëve që të zbatojnë detyrimet që kanë nënshkruar përmes procesit të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka theksuar Price gjatë një konferencë për media.

Zëdhënësi i DASH-it tha se tërheqja e përfaqësuesve të komunitetit serb nga të gjitha institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje dhe se ka potencial për eskalim.

“Largimi i serbëve të Kosovës nga institucionet nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencial për eskalim të mëtutjeshëm të tensioneve në terren. Të gjitha palët duhet të bëjnë hapa për të zvogëluar tensionet dhe të sigurojnë paqe dhe stabilitet”, u shpreh ai.

Sipas Price-it retorika çfarë po mbretëron aktualisht në raport me veriun e Kosovës vë në rrezik jetët e qytetarëve.

“Aksionet dhe retorika që rritë mundësinë e dhunës vë jetë të pafajshme dhe të forcave ndërkombëtare paqeruajtëse që janë në terren në një rrezik të panevojshëm… Shtetet e Bashkuara të Amerikës pajtohen me Bashkimin Evropian se zhvillimet e fundit janë shqetësuese dhe vënë në rrezik progresin e rëndësishëm të arritur deri tani në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, u shpreh ai.

Ora 20:28
Tensionet në Veri, Gjermania apelon për kompromis mes Kosovës dhe Serbisë!


Pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës dhe largimit të serbëve nga institucionet vendore,  Ministria e Jashtme gjermane ka reaguar dhe ka kërkuar zgjidhjen përfundimtare të problemeve nëpërmjet dialogut Serbi-Kosovë.

"Jemi shumë të shqetësuar për përshkallëzimin e situatës", tha zëvendës-zëdhënësja e ministrisë së Jashtme gjermane, Andrea Sasse, të hënën, në konferencën e rregullt për shtyp të qeverisë gjermane.

Ajo theksoi domosdoshmërinë e rezultateve në dialogun Serbi-Kosovë:

"E kemi thënë shpesh që këtu se për Ballkanin Perëndimor, por sidomos për raportin mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të largohemi nga vështrimi periodik në humnerën e skadimit të afateve. Sepse edhe ky është një afat i tillë. Tani priten kompromise.”

"Apeli ynë urgjent u drejtohet të dyja palëve në konflikt, Kosovës dhe Serbisë, që të përmbahen e të mos e përshkallëzojnë më tej situatën dhe që ta zgjidhin këtë konflikt realisht në dialog të drejtpërdrejtë me njëra-tjetrën.”/DW

Ora 18:59
Kosovë/ KQZ-ja nis procedurat për zëvendësimin e deputetëve serbë


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë kërkesë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që të rekomandohen emrat të cilët do t'i zëvendësojnë deputetët e Listës Serbe, që kanë dhënë dorëheqje.

Dhjetë deputetët e Listës Serbe, së bashku me zyrtarët e tjerë serbë në institucionet në veri të Kosovës, dhanë dorëheqje në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar planin për riregjistrimin e makinave me targa serbe.

“Duke u mbështetur në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përgatisë rekomandimin brenda afatit ligjor prej pesë ditësh pune nga momenti i marrjes së kërkesës”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas procedurave, deputetët e dorëhequr duhet të zëvendësohen me emrat e radhës në listën për deputetë të Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë./REL

Ora 18:20
Dorëheqja e deputetëve të Listës Serbe, Osmani i kërkon KQZ-së zëvendësimin e tyre


Pas dorëheqjes së deputetëve të Listës Serb të hënën,  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmami i  ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), rekomandimet e emrave për zëvendësimin e tyre, raportojnë mediat kosovare.

“Zyra e Presidentes ka pranuar kërkesën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z.Glauk Konjufca për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe. Pas pranimit të kërkesës, Presidentja i është drejtuar KQZ-së për të pranuar rekomandimet e emrave për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr”, ka thënë këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

Deputetët që dhanë dorëheqjen duhet të zëvendësohen me deputetë të tjerë nga e njëjta parti politike.

 

Ora 17:59
Tensionet në veri të Kosovës, Ndihmëssekretarja e SHBA-së: Largimi i serbëve nga institucionet nuk është zgjidhje! Të nisin bisedimet për themelimin e Asociacionit

Ndihmëssekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Karen Donfried, ka folur rreth situatës në veri të Kosovës. Ajo thotë se SHBA-të po shpenzojnë kohë dhe vëmendje në Ballkanin Perëndimor dhe se zhvillimet e fundit në Kosovë janë arsyeje për shqetësim.

“Ne po shpenzojmë shumë kohë dhe vëmendje në Ballkanin Perëndimor. SHBA-ja pajtohet me BE-në që zhvillimet e fundit janë arsye për shqetësim . Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për problemin aktual dhe ka potencial për eskalim të mëtejshëm në terren”, tha Donfried gjatë një konferencë për media.

Ndihmëssekretarja  ka bërë thirrje që të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa të sigurta.

 “Të gjitha palët duhet të marrin hapa për qetësi dhe për siguri”, tha ajo.

Donfried tha se duhet të vazhdohet me implementimin e marrëveshjeve mes dy vendeve, që janë nënshkruar në Bruksel, përfshirë edhe fillimin e bisedimeve për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Kosova dhe Serbia duhet të implementojnë marrëveshjet që tashmë kanë nënshkruar në kuadër të dialogut, përfshirë fillimin e bisedimeve për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, u shpreh Donfried.

Ora 16:42
Situata në Veri të Kosovës, Stoltenberg flet me Kurtin dhe Vuçiçin: Të përmbaheni nga çdo përshkallëzim i situatës! NATO mbetet vigjilente

1667922142_Screenshot1.jpg
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një bisedë  telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Stoltenberg, në një postim në Twitter shkruan se u ka kërkuar të dyja palëve që të përmbahen nga çdo përshkallëzim  i situatës ndërsa thotë se NATO mbetet vigjilente.

“U kërkova të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim të situatës. Dialogu është e vetmja rrugë për të ecur përpara. NATO mbetet vigjilentë”, shkruan  Stoltenberg në Twitter.

Ora 16:14
Tensionet në Veri, digjet edhe një makinë me targa RKS në Zveçan


 

Një veturë me targa RKS është djegur sot në Komunën e Zveçanit, komunë e banuar me shumicë serbe, në veri të Kosovës. Policia e Kosovës ka njoftuar se vetura së cilës i është vënë zjarri, është pronë e një qytetareje serbe të Kosovës. Sipas njoftimit, nuk ka pasur ndonjë të lënduar “përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga vënia e zjarrit në automjet”.

Ky incident po shënon rastin e pestë të djegieve të veturave me targa RKS në veri të Kosovës. Shtetet e Bashkuara dënuan, më 2 nëntor, djegien e pronave të atyre personave që kanë apo synojnë të riregjistrojnë makinat e tyre me targa ilegale serbe, në RKS - Republika e Kosovës./REL

Ora 13:22
‘Ia q**e nanën venit dhe vetit..’ zbulohet se çfarë tha Haradinaj brenda zyrës së Kurtit me krerët e opozitës

1667910203_hajradinaj.JPG

Kryeministri i Kosovës, Kurti i ftoi në takim gjatë mëngjesit të sotëm udhëheqësit e partive opozitare ku i pari që u largua ishte kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Edhe pse në një reagim në rrjete sociale ish kryeministri i Kosovës u shpreh se nuk u sqarua për qëndrimin aktual të qeverisë me SHBA, mediat kosovare kanë bërë të ditur një tjetër reagim brenda mureve të mbledhjes së politikanëve.

Haradinaj, derisa po largohej nga takimi, ka mësuar Nacionale me anë burimesh, ka sharë kryeministrin Kurti.

“Nëse vazhdon qishtu, ja q*ve nanën venit dhe vetit” – është fjalia që Haradinaj ia ka thënë Kurtit në largim e sipër.

Ora 11:21
Haradinaj braktisi takimin, krerë të tjerë të opozitës së Kosovës të pakënaqur nga diskutimet! Kurti: Shkoi shumë mirë

1667902939_Kurti4600x360.jpg

Ish kryeministri njëherësh kreu i partisë AAK, Ramush Hajradinaj nuk u dakordësua me diskutimet e kryeministrit Kurti. Por mesa duket, kjo pakënaqësi nga diskutimi u pasua edhe te dy krerët e tjerë të opozitës. Por ndryshe kanë qenë këndvështrimi i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nuk është deklaruar pas takimit me liderët e opozitës. Ai shkurt ka thënë se takimi ka shkuar “shumë mirë”, derisa ka dalë nga objekti i qeverisë.

 Me pretendimin se nuk kanë dhënë sqarime për marrëdhëniet me SHBA-të, krerët e opozitës nuk kanë rënë në një konsensus dhe as në një gjuhë të përbashkët për të folur rreth ritmit të zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.  

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk qëndroi gjatë në takimin ku e ftoi kryeministri Kurti. Ai doli nga Qeveria dhe nuk foli për gazetarët

Në anën tjetër, edhe ata që qëndruan deri në fund në takim, nuk është që mësuan diçka të re. Kështu të paktën deklaruan vetë Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku.

Ora 09:45
Përfundon takimi i krerëve të opozitës me Kurtin, Krasniqi: As qeveria vetë nuk e di në çfarë rruge ka hyrë

1667897223_memlikrasniqi11600x360.jpg

Memli Krasniqi, kreu Partisë Demokratike të Kosovës tha pas takimit me Albin Kurtin se doli nga mbledhja me një pasiguri për qeverinë dhe kryeministrin e Kosovës, Kurti.

"Fatkeqësisht nuk kemi përgjigje. Këto kanë qenë disa nga konsideratat që dje më kanë shtyrë që edhe ti drejtohem kryeministrit e t’ia shpreh gatishmërinë për komunikim të hapur e të vazhdueshëm për tu takuar dhe diskutuar, për të parë mundësitë për ti ndihmuar.

Unë sot dal nga ky takim jo shumë i sigurt që kryeministri dhe qeveria e dinë se në çfarë rruge kanë hyrë e ku duan të dalin suksesshëm prej kësaj rruge duke e ruajtur tërësinë e Kosovës dhe funskionimin e shtetit ashtu siç e kemi pasur," tha ai.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • dritan: 08/11/2022 22:42

    Qeverisja e ndyre Osmani Kurti me siguri qe Kosoven do ta coi ne lufte ku humbja do te jete katastrofike sepse me kete situate qe ndodhet Evropa dhe SHBA nuk mund ta mbroi me Kosoven duke sulmuar Serbine sepse eshte e sigurt qe do te plasi lufta e trete boterore vetem e vetem se plerat Osmani Kurti jane te cmendur.

    Përgjigju
  • Alb: 08/11/2022 16:07

    Dy shqiptare nuk bin nje fjal. Per ta jena ku jena sote te funite ne rajon dhe ne EU.

    Përgjigju
  • dajlan: 08/11/2022 13:37

    Nqse nuk ngrihet e gjithe opozita kundra funderinave Osmani Kurti Kosova do shkoi perseri ne lufte, te jeshe kundra SHBA dhe BE eshte vetevrasje.

    Përgjigju
    • Turi: 08/11/2022 22:27

      O Dajlan buzrroçka. Si thua ti, te kemi Ramushin qe vetem dru me pre eshte? Po nuk u soll keshtu Albini, kosova do ngelet gjithmone shtojce e Serbise

  • Nasi: 08/11/2022 13:01

    Kjo paska qene "klecka" e dekllarates se Ramistanit. "Dialog i palodhur" pra bisedime me shoket e Thacit ne Prishtine e Tirane, si Rramushi apo Limaj njeri me monster korrupsioni se tjetri. Porse jane rreshtuar krah Ramistanit. Ndersa pjesa tjater e dekllarates per "aleatet e medhenj" na paska qene si duket per Shaben!!! Cfare pisash. Edhe pasi moren me qef miliardat e Berlinit, ende bejne davane deshtake te Washingtonit.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 08/11/2022 10:24

    ALBIN KURTI SOT PER SOT ESHTE DIGA E PAKALUESHME DHE E PAPERMBYTESHME PER VUÇIÇIN DHE NDIHMESIT E TIJ NE PRISHTINE E TIRANE. AI ESHTE NE ALEANCE DHE NE MIRKUPTIMIN ME TE ARRIRË JO VETEM ME USA POR EDHE ME GJERMANINE. KJO PO TERBON BEOGRADIN DHE LEHAQENTË E TJERE TË TIJ NE BALLKAN.

    Përgjigju
  • leon: 08/11/2022 09:55

    Kosoven po e shkateron politika idjote e Osmanit dhe Kurtit, keta felliqesira po e cojne vendin ne lufte.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 08/11/2022 09:34

    Ramush brekët po i mbush me jashtëqitjet nga goja...kjo sjellja jote idiote eshte e kahershme. Mir ben qe sillesh keshtu se populli shqiptar ne Kosove e jashte saj të ka nominuar si politikan idjot qe mendon vetem per poste dhe pasurim. Kokrra idjotit je pz.

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 08/11/2022 09:34

    Edhe bashke, e kemi veshti re.Pasi kemi nje armik shekullore te ilin e perkrahin ne forma te padukshme edhe disa shtete evropijane dhe h aptaz e nersen Rusia dhe Kina.E le me keshtu te qare e te percare, "pike e pase" te na ze nje gjendje kaq e pavolitshme.Deri kur ne do te zihemi sic thot populli " si grate e keqija"(Te me falin grate per citimin e kesaj urretie)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?