Tensionet në veri të Kosovës vetëm janë shtuar së fundmi me rrëmbimin e 3 policëve nga ana e njësive speciale serbe. Pavarësisht thirrjeve nga ndërkombëtarët oficerët e Kosovës po mbahen të burgosur nën akuzën e trafikut të armëve me Serbinë që pretendon se i ka kapur në territorin e vetë.
Për profesorin Milazim Krasniqi, situata në veri është aq serioze sa nëse do të vazhdohet me këtë krizë edhe në ditët në vijim, atëherë KFOR mund të marrë nën kontroll të plotë veriun e Kosovës, si në vitin 1999, duke larguar policinë shqiptare që ndodhet aty. Në një lidhje skype për studion e emisionit ‘5 pyetjet’ me gazetarin Ilir Babaramo në Report TV, Krasniqi tha se për të dalë nga kjo situatë ku Kurti sipas tij është shtyre në Serbia dhe Rusia, duhet që kryetarët e komunave në veri të japin dorëheqje dhe më pas të formohet Asociacioni.
“Serbët tashmë kanë krijuar një situatë të paprecedentë në veri të vendit. Po të mos ishte KFOR as 2 minuta nuk do rrinte ai kryetari në zyrë dhe as nuk do zgjatej kjo loja me gjasme pushtetin komunal atje. Kriza i duhet Vucicit për shkak të presioneve të brendshme që ka me opozitën në vend.
Nëse kjo krizë vazhdon edhe disa ditë atëherë mund të dëbohet policia e Kosovës nga veriu dhe veriu mund të futet nën kontrollin e KFOR-0t sic ka qenë në vitin 1999 gjë që do të ishtë jashtëzakonisht shumë gjë e rëndë.
Ndër vendimet që duhet të marrë qeveria është të largohet kryetari i Leposavicic aty ku është dhe kryetarët e tjerë të japin dorëheqje të parevokueshme dhe në bashkëpunim me BE dhe SHBA të formohej Asociacioni” u shpreh profesori.
Nga ana tjetër, ish ministry i Jashtëm gjatë qeverisjes së PD-së, Aldo Bumçi në studion e emisionit ‘5 pyetjet’ tha se Rama nuk është më faktor në dialogun Kosovë Serbi. Sipas tij, kryeministri i Shqipërisë ka dobësuar pozitën negociuese të Kosovës gjatë 10 viteve të fundit.
“Nga mënyra si është sjellë Rama këto 10 vite e ka humbur atë ndikim që ka pasur në Prishtinë. Ka ndërtuar një marrëdhënie shumë speciale me Vuçiç. Ndrërsa nuk dihet pse është takuar aq shpesh, sepse është Kosova ajo që negocion. A është bërë Serbia më pro-europiane? Jo! Kështu që Rama nuk është faktor. Rama ka dobësuar pozitën negociuese të Kosovës këto 10 vite duke e izoluar siç është rasti i Ballkanit të Hapur”-tha Bumçi.
Ndërsa deputeti i PS, Petro Koçi tha se kryeministri Edi Rama ka pasur një rol protagosnit në rajonin e Ballkanit ku sipas tij është në konkurrencë me Vuçiç për protagonizëm.
“Kryeministri në rajon ka patur një rol protagonist, ku ka një konkurrencë me Serbinë. Shqipëria ka avantazhet e veta sepse është qartazi në pozicionin euroatlantik. Thirrja e Ramës sot ka qenë shumë e qartë, i ka vënë kushte Vuçiçit që të veprojë shpejt duke liruar 3 pjesëtarët e policisë së Kosovës. Ballkani i Hapur ishte një mundësi e artë e Kosovës për t’u ulur me Serbinë në kushte të barabarta, mundësi që Kosova e refuzoi”-tha ligjvënësi.
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama në një tjetër reagim të bërë gjatë ditës së sotme ka kërkuar që Serbia të lirojë menjëherë policët e Kosovës ose përndryshe do të rikthehet akulli në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Beogradit. Ndërsa i bëri thirrje Kurtit që të mos këmbëngulë në qëndrimin e tij ndaj ndërkombëtarëve dhe të de-përshkëllzojë situatën e krijuar.
Nga ana tjetër, presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një fjalim drejtuar kombit serb të dielën tha se nuk do të merrte pjesë në takimin që BE kishte planifikuar të mbante këtë javë në Bruksel mes tij dhe Kurtit. Ky i fundit, ka ofruar një plan me 5 pika për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.
EDI RAMA YOU ARE THE B E S T
PërgjigjuE Rama është bettar para Putinit dhe kisses ortodokse Ruso-Greke se do ta kthej Kosoven Moraparken nën Serbi. Edvin shkjau shqipfolës është tradhtari i kombit shqiptarë i paparë deri më sot gjatë gjitjë shekujve të fundit …!!!
Përgjigju