Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta ka reaguar për situatën në veri të Kosovës. Teksa dënon sulmet ndaj KFOR dhe Policisë së Kosovës, Meta shkruan se palët duhet të tregojnë vetëpërmbajtje. Ai thotë se Vuçiç duhet të tërheqë ushtrinë nga kufiri i Kosovës.
"Po ndjek prej ditësh, me një vëmendje të shtuar, zhvillimet tepër shqetësuese në veri të Kosovës si dhe reagimet e palëve për to. Dënojmë me forcë sulmet e paprovokuara dhe tërësisht të pajustifikuara ndaj forcave të KFOR-it, ndaj gazetarëve dhe institucioneve. As KFOR dhe as Policia e Kosovës nuk kanë sulmuar asnjë qytetar të asnjë etnie.
Në interesin më të mirë të qytetarëve, palët duhet të tregojnë vetëpërmbajtje, që do të ç'tensiononte situatën e konfliktit, e cila, më së shumti duket të jetë e nxitur nga synimet e aktorëve të tretë, që duan të ketë jo paqe të qëndrueshme, por konflikt të vazhdueshëm dhe destabilitet. Vuçiçi duhet ta largojë ushtrinë nga kufiri i Kosovës. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja duhet të mos cenohet në suksesin e tij. Shqipëria do të jetë gjithmonë dhe pa kushte në krahun e Kosovës dhe në krahun e NATO-s për të garantuar paqen dhe sigurinë në rajon", shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
Përplasjet në veri të Kosovës, Rama mesazh Kurtit: Mos u fut më thellë në atë shteg të rrezikshëm! Basha: Vuçiç kërkon destabilizim
SI.E./ReportTv.al