Tensionet në Veri, Rama thirrje Kurtit: Mos u fut më thellë në këtë shteg të rrezikshëm, Kosova po dëmtohet ndërkombëtarisht

29 Maj 2023, 21:44| Përditesimi: 29 Maj 2023, 22:08

  • Share

1685292247_edirama.JPG

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas situatës në veri të Kosovës, ku ka pasur përplasje mes KFOR dhe protestuesve serbë. Rama i dërgon mesazh Albin Kurtit, që të mos futen më thellë nëkëtë shteg të rrezikshëm ku sipas tij Kosova po dëmtohet ndërkombëtarisht, por po lëndohen edhe ushtarët e KFOR.

“Thirrja ime për t’i dëgjuar me vëmendje ata aleatë e për të mos u futur më thellë në shtegun jo vetëm të rrezikshëm, po edhe të kotë ku Kosova po lëndohet ndërkombëtarisht bashkë me ushtarët e KFOR-it që po lëndohen fizikisht, s’është thirrje ndërkombëtare po nevojë kombëtare”, shkruan Rama.

Nga ky udhëkryq ku konflikti kthehet e rikthehet çdo vit si produkt i të shkuarës, me Serbinë që ekspozon trupat në kufirin ku fuqia e saj është e barabartë me zero dhe Kosovën që ekspozon ngurrimin e saj për të finalizuar dialogun, dilet vetëm me dialog e me aleatë të fuqishëm!

Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova”, shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Përplasjet në veri të Kosovës, Rama mesazh Kurtit: Mos u fut më thellë në atë shteg të rrezikshëm! Basha: Vuçiç kërkon destabilizim


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?