Tensionet në veri, Stoltenberg: Dëshmi se duhet prania e KFOR! Kosova e Serbia të vetëpërmbahen dhe të ulin tensionet

22 Qershor 2023, 17:28| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 17:45

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se situata aktuale në Kosovë është dëshmi se në këtë shtet është e rëndësishme prania e misionit paqeruajtës të aleancës, KFOR. Këto deklarata ai i bëri gjatë një takimi në selinë e NATO-s me presidentin e ri të Malit të Zi, Jakov Millatoviç

“Ne do të jemi besnikë ndaj mandatit që kemi sipas rezolutës së OKB-së dhe kemi rritur praninë tonë në Kosovë si përgjigje ndaj rritjes së sfidave të sigurisë. Prania jonë është për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe mjedisit të sigurt për të gjithë qytetarëve në Kosovë. Në këtë drejtim, ne mbështesim edhe dialogun [midis Kosovës dhe Serbisë] dhe ftojmë palët që të përmbahen nga veprimet e njëanshme të cilat mund të përshkallëzojnë situatën”.

Ndërkaq, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, tha se për shtetin e tij stabiliteti i rajonit të Ballkanit Perëndimor ka një rëndësi të veçantë dhe angazhimi i përbashkët i NATO-s dhe BE-së e forcon sigurinë e tërë rajonit. Tensionet Kosovë Serbi u rikthyen në fund të majit, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, me asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve nga serbët lokalë. Më 29 maj, serbët lokalë në Zveçan u përleshën me trupat e KFOR-it, ku u lënduan dhjetëra persona nga të dyja palët.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?