Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Alibeaj shkruan se Partia demokratike mbështet dialogun Kosovë-Serbi, si edhe po ndjekin me shqetësim situatën. Alibeaj thotë se zyrtarët e lartë rus duhet të ndalin deklaratat provokuese
“Partia Demokratike po ndjek me vëmendje dhe shqetësim situatën ne veriun e Mitrovicës. Partia Demokratike mbështet hapat e ndërmarra nga institucionet e Kosovës zbatimin e regjimit të reciprocitetit me Serbinë. Në të njëjtën kohë përshëndesim bashkërendimin e plotë të institucioneve të Kosovës me partneret strategjike dhe KFOR.
Partia Demokratike e konsideron si provokative dhe luftënxitëse deklaratat e zyrtareve të lartë të Federatës Ruse. Federata Ruse duhet të ndalë deklaratat dhe qëndrimet konflikt nxitëse në një rajon që e ka të përcaktuar qartë orientimin euroatlantik. Federata Ruse nuk ka asnjë lidhje me Kosovën një vend i cili është përcaktuar qartë strategjikisht në aleance me demokratike euroatlantike.
Partia Demokratike u kërkon qytetareve të Kosovës që me besim të mbështesin vullnetin e institucioneve te Republikës së Kosovës në konsolidimin e shtetësisë dhe të pavarësisë. Ne mbështesim dialogun Kosove-Serbi si rruga me e mire e zgjidhjes paqësore e mosmarrëveshjeve reciproke. Partia Demokratike fton Serbinë dhe lidershipin e saj te kuptojnë se procesi i njohjes reciproke Serbi -Kosove është kontributi i tyre real për një Ballkan ne paqe dhe te integruar ne familjen europiane”, shkruan Alibeaj.
Lajmi kryesor:
Tensionet në Veri, Rama: Kosova ka të drejtë, Serbia të zbatojë marrëveshjen! Presidenti Begaj: U shmang një provokim
SI.E./ReportTv.al