Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me komandantin e KFOR, Angelo Michele Ristuccia, lidhur me tensionet në veri të Kosovës. Begaj ka shprehur mbështetjen e plotë të Shqipërisë, ndaj KFOR, si edhe i ka uruar urim të shpejtë ushtarëve të plagosur.
“Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, zhvilloi një bisedë me Bajram Begajn. Presidenti i Republikës së Shqipërisë shprehu mbështetjen e plotë për misionin e KFOR-it dhe aktivitetet e tij, si dhe u uroi shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar në demonstrata”, thuhet në njoftim.