Analisti Ilir Demalia ka komentuar në Report Tv situatën në veri të Kosovës, ku tre policë të Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe. Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, Demalia thotë se Albin Kurti me qëndrimet e tij ka vënë në pozitë të vështirë ndërkombëtarët. Ai thekson se pa NATO nuk do të kishte Kosovë.
“Kurti duhet të veprojë jo në ato idetë e veta fikse të një vetëvendosje që e ka pasur lajtmotivin e tij. Kurti duhet të jetë politikan dhe të mendojë më të mirën e mundshme për Kosovën. Çështja shtrohet se ca fuqie ke përballë fuqive që të kanë krijuar si shtet që de facto sot mbrojnë Kosovën. Duhet të ulen në realitet, duhet të mos i bëjnë desh aleatëve që e krijuan shtetin. Tani e kemi futur në një situatë të tillë, ku i kemi vënë një pozicion të keq ndërkombëtarët që na krijuan dhe mbrojnë shtetin e Kosovës. Dhe këtë e përdor si avantazh Vuçiç, siç është edhe rasti sot që ka rrëmbyer tre policët. Të gjitha këto nuk çojnë në qetësim të situatës në një normalizim të situatës me aleatët. I vëmë aleatët në një pozicion të vështirë, aleatët nuk shikojnë vetëm çështjen e Kosovës, e shohin në një bllok të gjerë, si Ballkan perëndimor”, tha Demalia.
Për Kurtin, Demalia thotë se duhet të jetë me realist, pasi saot i kanë rrëmbyer tre policë, dhe kjo tregon se nuk ke forcë mbrojtëse pa KFOR. Ai thotë se Kurti mendon se do bëjë Skënderbeun në Shqipëri.
"Kurti me një formim ideologjik merksist dhe delirat mendon se Albin Kurti mendon se do bëjë Skënderbeun në Shqipëri, edhe Skënderbeu nuk e bëri sot. Duhet të jetë me realist, sot të kanë hyrë dhe të kanë rrëmbyer tre policë, mendo ca aftësie mbrojtëse ke ti po të jesh vetëm me policinë e Kosovës në veri", vijoi ai.
Sa i takon anulimit të mbledhjes së dy qeverive, Demalia tha se kryeministri Edi Rama po vepron drejtë dhe në koordinim me aleatët ndërkombëtarë.
"Rama ka vepruar në mënyrë perfektë në aspektin e asaj që Rama nuk po don me njohjen dhe informacionet që ka, me konsultimet që ka me aleatë perëndimorë, po vjen në lojën e tyre. Po luan lojën e tyre për të mos agravuar më tej situatën,. Veprimi i fundit që bëri për ti dhënë një kohë që t’i tërhiqet.. K urti po vepron si bajraktar lokal dhe jo si një kryeministër", tha Demalia.
Albini fajtorë, do ndezi luftën pastaj nuk do kemi më koncerte me Bregovic.....çfar katastrofe....
PërgjigjuTë lumt !!!
Te gjitha vendet demokratike,perfshi edhe Francen qe gjate LIB, LDB dhe L.Ftohte ka qene aleate e ngushte me rusine, jane ne nje linje, kunder Rusise se Putinit! qe Rusia pushtuese duhet ta humbe luften ne Ukraine.Pikerisht kete gje qe ka bere Putini duke filluar qe ne vitin 2001 e ka bere Hitleri ne vitin 1939 duke pushtuar vit pas viti vendet sovrane te europes. Nga 2001 deri ne vitin 2022 Rusia e Putinit ka pushtuar Çeçenine, Gjeorgjine e cila kishte arritur nje demokraci te konsoliduar dhe pastaj Krimene e fund donte te pushtonte gjithe Ukrainen.Mendja e tij e semure ka qene te ktheje BS e dikurshme,te varfer,te lodhur por krenare me injorante,si Stalini e Brezhnjevi,qe sa here popujt e lindjes protestonin per te drejta,keto fusnin tanke sovjetike ne kryeqytetet e tyre.Pra keto shtete BS i konsideronte dashnore qe nuk kishin asnje te drejte te benin dashuri me vendet e tjera.Kete mendje ka Putini sot per Lukashenkon,Kadirovin etj. Shume e rrezikshme.
PërgjigjuPo o Demaliaj, po USA pse po mbeshtet Ukrainen kunder nje fuqie me 6000 bomba berthamore? Ai Zelenski del si shpetimtar i botes. Si e shpjegon kete qendrim te atyre demokrateve te tu?
Përgjigju