Tensionet në veri të Kosovës janë bërë tashmë ‘jehonë’ edhe në mediat ndërkombëtare teksa raportojnë zhvillimet më të fundit të ndodhura në vend.
BBC raporton se ushtria serbe thotë se është në "nivelin e saj më të lartë të gatishmërisë luftarake" pas javësh të përshkallëzimit të tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës.
Presidenti Aleksandar Vuçiç thotë se do të “marr të gjitha masat për të mbrojtur popullin tonë dhe për të ruajtur Serbinë”.
Qeveria në Prishtinë nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këto akuza, por më parë ka akuzuar Vuçiçin se po luan “lojëra” për të nxitur telashe
Bashkimi Evropian është përpjekur të ndërmjetësojë.
Blloku prej 27 anëtarësh po bën thirrje për "përmbajtje maksimale dhe veprim të menjëhershëm" dhe që krerët e Serbisë dhe Kosovës "të kontribuojnë personalisht për një zgjidhje politike".
Serbia refuzon ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.
Kosova, e cila ka një shumicë dërrmuese shqiptare etnike, u shkëput nga Serbia pas një lufte në 1998-99.
NATO, e cila ka trupa paqeruajtëse në Kosovë, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të shmangin provokimet. BE-ja ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë sulme ndaj policisë së BE-së ose akte kriminale.
Lajmi kryesor:
Tensionet në veri të Kosovës, serbët shtojnë barrikadat! Brnabiç ashpërson ‘tonet’: Ne do fitojmë, Kurti do dështojë! Vuçiç rrit gatishmërinë luftarake
M.Q./ReportTv.al