Anulohet dëgjesa me Vlora Hysenin te 'Siguria', deputetët pa certifikatë sigurie! Salianji debat me Naçon: Mos bëj si gangster! Kryetari i Komisionit: Njoh ligjin më mirë se ti

19 Qershor 2023, 11:12| Përditesimi: 19 Qershor 2023, 14:23

  • Share

Raportimi i parë i Vlora Hysenit në Komisionin e Sigurisë si kryetare e SHISH e thirrur nga opozita për veriun e Kosovës, nuk ka qenë sipas pritshmërive. Komisioni i Sigurisë nisi me një debat të ashpër të deputetit të PD-së, Ervin Salianji dhe kryetarit të komisionit, Nasip Naço. Debatet, që agravuan edhe në ofeza personale, nisën me pretekstin e dyerve të mbyllura pasi duke mos qenë të pajisur me certifikatën e sigurisë, demokratët kërkonin seancë me dyer të hapura.

Me shumicë votash, socialistët votuan që mbledhja me Vlora Hysenin të zhvillohej me dyer të mbyllja, gjë që Salianji e kundërshtoi. Nga këtu, nisi edhe debatin me deputetin socialist Nasip Naçon i cili ndërpreu seancën dy herë derisa herën e tretë e anuloi.

Salianji kërkoi që mbledhja me Hysenin të bëhet me dyer të hapura pasi do trajtojë një çështje sensitive dhe shumë aktuale siç është veriu i Kosovës. Sidoqoftë, seanca nuk u anulua për shkak të debateve por sepse nuk u plotësua kuorumi i deputetëve që kanë certifikatë sigurie. Salianji i drejtoi disa pyetje që opozita ka aluduar për Vlora Hysenin së fundmi, konkretisht për pretendimin e Berishës për vizitën e saj në Beograd dhe për pretendimin se profesionistët e SHISH zëvendësohen nga militantë të PS-së. Ai tha se nuk mori përgjigje për këto pyetje pasi kryetari i Komisionit, Nasip Naço nuk zbaton rregulloren.

Pjesë nga debati te ‘Siguria’:

Naço: Nëse bën pyetje të karakterit të sekretit shtetëror do ta ndërpres fjalën.

Salianji: Po ku e di ti ore

Naço: Se njeh ti ligjin më mirë se unë po lërë tani

Salianji: Mos bëj si gangster se nuk e bën dot ore

Naço: Po përmend emra që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare

Salianji: Më lër të mbaroj fjalën. Ti nuk je pronar o burr. Kur të shkosh në fshat ik bëj si kapadai. Ose zbato rregullat ose mbylle mbledhjen. Para ligjit s’je asgjë

Naço: Seanca mbyllet këtu!

Në një fjalë për mediat, Salianji u shpreh se mbledhja u mbyll për shkak se institucionet vonojnë qëllimisht pajisjen me certifikatë sigurie të deputetëve. Ndër të tjera ai tha se ka bërë kërkesë pajisjen me certifikate sigurie bashkë me kolegët por u janë vonuar me dashje. Salianji ironizoi kryetarin e Komisionit të Sigurisë të cilin e cilësoi si mësues fshati ndërsa shtoi se nuk ja mbyll dot gojën opozitës.

“Por nuk ka mësues fshati që i mbyll gojën opozitës. Mbledhja e sotme u mbyll për shkak se po flisja unë. Për pajisjen me certifikatë sigurie deputetet e opozitës i kanë. Janë bërë kërkesa për tu pajisur me certifikatë të reja, duhet që institucionet të reagojnë në mënyrë të shpejt. I vonojnë qëllimisht certifikatat e sigurisë për të thënë që nuk ka certifikatë. Unë sapo kam aplikuar për certifikatë të re. Kam pasur 5 vjeçare”, tha Salianji.

Kujtojmë se kërkesa për raportimin e Vlora Hysenit te Siguria u përpilua nga deputeti Ferdinand Xhaferraj. Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku bëri me dije se kjo kërkesë u mbështet nga të gjithë deputetët e opozitës së Komision, me përjashtim të Enkeljed Alibeaj i cili nuk firmosi.

Ky do ishte raportimi i parë i Vlora Hysenit, para deputetëve të opozitës, do të jetë i pari i Vlora Hysenit që prej marrjes zyrtarisht të detyrës në krye të SHISH në prill të 2023 dhe reagimi i parë i institucionit më të lartë të sigurisë në vend për çështjen e veriut të Kosovës.

Ora 13:20
Anulimi i seancës me drejtuesen e SHISH, Salianji: S'ka mësues fshati që i mbyll gojën opozitës! I vonojnë qëllimisht certifikatat e Sigurisë për të thënë s'ka certifikatë

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji pas anulimit të seancës në Komisionin e Sigurisë ku pritej të raportonte Vlora Hyseni u shpreh se ai kishte disa pyetje për kryetaren e SHISH.

“Drejtuesi i komisionit dhe PS mendon siç mendon me njerëzit,  mendon që mund ta bënte me ne, sikur e kanë pronë të vetën dhe sillen si mësues fshati për të përcaktuar rregullat e mirësjelljes në komision. Në komision shqetësimi jonë është në raport me dy çështje të rëndësishme që janë hedhure në publik për drejtoreshën e re të SHISH, për të cilën pyeta nëse ka pasur shkarkimi nga agjencia e inteligjencës për shkak të lidhjeve me Serbinë, një pyetje që mori të gjithë atë sherrnajën e deputetëve të mazhorancës.

Pyetja e dytë shqetësuese është që a ka pasur para gjatë apo në kohën kur ushtron detyrën si drejtuese e SHISH udhëtim në Beograd. Shqetësimi i tretë ka të bëjë me masakrimin e SHISH duke larguar profesionistë dhe duke e mbushur institucionin me militantë të PS. Shqetësimi i 4 ishte që persona konkretë të atij shërbimi janë kapur, po nga SHISH apo shërbime të shteteve partnere duke bërë shantazh duke shitur informacion dhe për këtë po e pyesja me iniciale nëse do të marrë fund pandëshkueshmëria në atë institucion.

Për këto nuk morëm përgjigje. U mbyll mbledhja, do të zhvillohet prapë. Por nuk ka mësues fshati që i mbyll gojën opozitës. Mbledhja e sotme u mbyll për shkak se po flisja unë. Për pajisjen me certifikatë sigurie deputetet e opozitës i kanë. Janë bërë kërkesa për tu pajisur me certifikatë të reja, duhet që institucionet të reagojnë në mënyrë të shpejt. I vonojnë qëllimisht certifikatat e sigurisë për të thënë që nuk ka certifikatë. Unë sapo kam aplikuar për certifikatë të re. Kam pasur 5 vjecare”, tha Salianji.

Ora 13:03
Përplasje të ashpra te ‘Siguria’, Salianji-Naços: Mos më bej mua gangsterin, se bën dot! Deputeti socialist anulon mbledhjen e Komisionit

 

Pas debatit të ashpër te Komisioni i Sigurisë mes deputetit Salianji dhe Naços ky i fundit nga anuluar mbledhjen. Salianji kërkoi që seanca të bëhet me dyer të hapura edhe pas votimit të socialistëve që u vendos të behej me dyer të mbyllura.

Pjesë nga debati:

Salianji: A ka përgjigje që Hyseni ka qenë në Beograd si drejtuese e SHISH. Ka një shqetësim në publik për ne. Drejtuesit profesionistë të SHISH ishin zëvendësuar me militantë. A ka përgjigje Vlora Hyseni si kjo? A do e zhbëjë kulturën e mosndëshkimit në SHISH, Vlora Hyseni? Po në raste kur informacione të klasifikuara përdoren për shantazh. Ed Do Ish drejtor në një njësi është akuzuar për shpërdorim fondesh.

Naço: Nëse bën pyetje të karakterit të sekretit shtetëror do ta ndërpres fjalën.

Salianji: Po ku e di ti ore

Naço: Se njeh ti ligjin më mirë se unë po lërë tani

Salianji: Mos bëj si gangster se nuk e bën dot ore

Nacco: Po përmend emra që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare

Salianji: Më lër të mbaroj fjalën. Ti nuk je pronar o burr. Kur të shkosh në fshat ik bëj si kapadai. Ose zbato rregullat ose mbylle mbledhjen. Para ligjit s’je asgjë

Nacco: Seanca mbyllet këtu

Salianji: Ik ore kapadai i fshatit.  

Mbledhja u anulua gjithashtu sepse nuk u plotësua kuorumi i deputetëve që kanë certifikatë sigurie.

Ora 12:41
Salianji kërkon të mbahet seanca me kryetaren e SHISH me dyer të hapura, godet tavolinën me grusht! Naço: Ke hall se më frikëson mua

 

Deputeti Ervin Salianji ka kërkuar që të seanca në Komisionin e Sigurisë me kryetaren e SHISH Vlora Hyseni të mbahet me dyer të hapura. Por seanca u vendos që të mbahet me dyer të mbyllura.

Në lidhje me këtë vendim, Salianji theksoi se kërkon që të japë mendimin e tij, por kjo nuk u lejua nga kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço.

Ky reagim i Naços, solli edhe indinjimin e Salianjit, i cili goditi me grushte tavolinën. Naço iu përgjigj duke i thënë se nuk frikësohet nga ky veprim.

Debatet:

Nasip Naco: Ja kam dhënë fjalën zonjës për ta pyetur

Ervin Salianji: Respektoni rregulloren dhe na jepni fjalën

Nasip Naço: Seanca është me dyer të mbyllura

Ervin Salianji: Do shpjegon votën time kundër (Godet me grusht tavolinën)

Nasip Naco: Ti kujton se më lëviz ndonjë qerpik! E më frikëson mua!

Ervin Salianji: Po ti kujton se…po mirë nuk ke për të bërë mbledhje, shko bëjë në një sallë tjetër. Me kë talleni ju

Nasip Naço: 5 minuta pushim, seanca do vazhdoje më ata që kanë certifikatë sigurie, kush nuk ka të largohet nga salla

Ora 12:22
Vlora Hyseni sot te Siguria, nis me debate komisioni! Salinji- Naços: Ma kalo fjalën, pse keni frikë nga ne? Deputeti i PS-së: Ça thua ore, dil nga depresioni

 

Me debate ka nisur sot Komisioni i Sigurisë ku pritet të flasë kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni. Por për ‘fjalën për procedurë’, deputeti i PS-së Ervin Salianji dhe ai i PS-së, Nasip Naço janë përfshirë në një debat. Naço kërkoi 5 minuta pushim ndërsa Salianji e akuzoi se kishin frikë të përballeshin me opozitën.

Pjesë nga debati:

Nasip Naço: Se kam mbaruar fjalën

Salianji: Ma kalo more fjalën për procedurë, pse çfarë e ke ti pronë?

Naço: Shyqyr janë mediat që bëheni protagonistë këtu. Respektoni rregulloren ose ta mbyllim fare

Salianji: Keni frikë të përballeni me ne

Naço: Po ça frikë ore, dilni nga depresioni që jeni futur, ça frike kemi ne?

Naço: 5 minuta pushim

Raportimi i Vlora Hysenit do të bëhet për tensionet në veri të Kosovës.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • mond: 20/06/2023 07:54

    Mësuesit e fshatit janë njerëz të nderuar dhe që sakrifikojnë, sakrifikojnë dhe shkojnë nga Korca në Lozhan për të mësuar dhe edukuar Lozhanin tënd o Salianj. Dhe ti i poshtëron dhe diskriminon duke perdorur krahasimin negativ. Turp turp turp!!!! Prandaj nuk fitoni dhe skini për të fituar më ju!

    Përgjigju
  • Iris: 20/06/2023 01:46

    Ne fakt, kjo mbledhje nuk duhej bere fare edhe me dyer te mbyllura, perderisa disa nga pjesemarresit nuk kishin certifikate sigurie,ose te lejoheshin vetem ata me certifikate sigurie.

    Përgjigju
  • Sifi: 19/06/2023 19:55

    Salianji i babales qe eshte gati per burg ben garipin me Nacon.Ta provoje Nasipin prokurir dhe shurra ne brek do te shoetonte mashtrues ordiner!Cti besh drejtesise qe nuk po jep Akoma vendimin n per ty se ne shkallen e oare je denuar me 1 vit burg

    Përgjigju
  • Poni: 19/06/2023 16:43

    Me rregull kryetare shikut mund te emerohet vetem nese ka lindur ne shqiperi jo e natyralizuar

    Përgjigju
    • Vera: 19/06/2023 17:12

      Sill nenin e ligjit ku shkruan këtë… apo e paske shpikur ti një nen të ri??

  • Vera: 19/06/2023 15:21

    Sallianji komplet pa edukatë. Edhe rrugaçërit flasin më bukur!

    Përgjigju
  • Ali: 19/06/2023 14:53

    Salianji eshte nje koqe kandari.Fatkeqesisht eshte edhe deputet.Ose me nder me thene deputet.Turp per ty dhe per ato qe te zgjodhen.Me ksi lloje deputetesh populli do mbesi aty ku eshte.Largou klysh i Berishes.

    Përgjigju
  • Racka: 19/06/2023 13:52

    O Ervin ! Kujton se me qendrim arroganti behesh i forte dhe i hyn ne qejf Berishes.Je i padeshirueshem edhe ne opinion.Kush te perkrah ty eshte budalla e antishqiptar.Ti te japesh llogari per shkeljet ligjore qe ke bere dhe gjykata te marr vendim sa me pare .Ti e ke vendin ne burg.

    Përgjigju
  • Kafshe: 19/06/2023 13:46

    Duan me dyer te hapura e pastaj cdo gje te merret vesh hahaha siguri kombetare

    Përgjigju
  • Arbëri: 19/06/2023 13:42

    Edhe SHISH-n e ka në dorë Vuçiçi fashist serborus! Shqipëria do mbetet provinc serboruse o të mjerë !

    Përgjigju
  • minushe: 19/06/2023 13:04

    salianji turpi i parlamentit

    Përgjigju
  • Siguria: 19/06/2023 12:55

    Ore jeni në vete...? Si arrijnë të certifikohen ca njerëz dhe arrijnë të jenë pjesë e komisionit të sigurisë?

    Përgjigju
    • Kistra: 19/06/2023 13:45

      Siguria, ke te drejte, eshte skandaloze!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?