Kosova & Rajoni

Tensionet në veri të Kosovës, presidenti serb Vuçiç: Nëse rrezikohen serbët, do të presim 24 orë për ndërhyrjen e NATO-s

27 Shtator 2021, 08:27| Përditesimi: 27 Shtator 2021, 10:15

  • Share

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se Serbia është pro paqes, por nuk do të lejojë dhunë kundër banorëve serbë. Ai ka thënë se e ka njoftuar sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, që nëse rrezikohen serbët, do të presin 24 orë për ndërhyrje të NATO-s.

“I kam thënë Stoltenbergut, që nuk do të futemi në Kosovë nëse rrezikohet populli serb, para se të presim 24 orë për ndërhyrjen e NATO-s. Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, jo sepse ne nuk e konsiderojmë si territor tonë, por sepse sipas Marrëveshjes së Kumanovës, ne nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë”, ka deklaruar ai për televizionin Pink TV, raporton Koha.

Vuçiç ka theksuar se Serbia ka rritur gatishmërinë e luftës, derisa ka përmendur forcat e Njësisë Speciale të Kosovës që po qëndrojnë në Jarinjë.

“Automjetet me mitraloz qëndrojnë në vendkalimet tani e shtatë ditë dhe askush nuk emocionohet. Dhe pastaj ata emocionohen që një vend që është i njohur ndërkombëtarisht ka aeroplanë që fluturojnë në territorin e tij. Ata nuk janë të interesuar për vuajtjet serbe”, ka shtuar ai.


Lajmi kryesor:

Tensione në veri të Kosovës, KFOR nis patrullimet! Vuçiç kërcënon me ndërhyrje ushtarake nëse preken serbët! Këtë javë Kosova dhe Serbia takohen në Bruksel


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?