Barrikadat në veri të Kosovës

Tensionet në veri të Kosovës, qeveria shqiptare: Serbia të heqë barrikadat, minojnë të ardhmen e rajonit tonë! Zgjidhja është vetëm dialogu

28 Dhjetor 2022, 16:59| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 17:17

  • Share

Tensionet në veri të Kosovës mund të zgjidhen vetëm me dialog. Ky ka qenë reagimi i qeverisë shqiptare për përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Evropës, Xhaçka shkruan se mes ushtrive të Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë konflikt i armatosur pasi rrezikon gjithë rajonin. Ministrja u shpreh dy liderët duhet të ulen dhe të bisedojnë me SHBA dhe BE-në për të gjetur zgjidhjen pasi çdo “udhë” tjetër është e destinuar të dështojë. Reagimin e saj e mbështeti edhe kreu i qeverisë Edi Rama i cili e ripublikoi në rrjetin e tij social Tëitter. 

“As ushtria serbe nuk do të hyjë në “Kosovë”, as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në ndonjë konflikt të armatosur! E gjitha ka të bëjë me një shfaqje të politikës së brendshme dhe nuk ka të bëjë fare me interesat e njerëzve të zakonshëm. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të gjithë rajonit tonë.

Serbia duhet të ndalojë së mbështeturi me arsyetime të pajustifikueshme ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe më në fund të kuptojë se e ashtuquajtura “Kosova&Metohija” ka ikur. Përgjithmonë! Barrikadat nuk mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm minojnë të ardhmen tonë të përbashkët.

Shqiptarët dhe serbët janë dy kombet më të mëdhenj të këtij rajoni dhe ata janë “dënuar” për të gjetur një rrugë të qëndrueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët.

Ne u bëjmë thirrje të dy liderëve të ulen dhe të bisedojnë dhe ne i bëjmë thirrje BE-së/SHBA-së që të insistojnë në të. Çdo gjë tjetër përveç dialogut është e dënuar të dështojë. Mjerisht.”- shkroi Xhaçka.

Ky ka qenë reagimi i dytë nga qeveria shqiptare për tensionet në veri të Kosovës. Edhe ditën e djeshme, Xhaçka u shpreh se barrikadat në veri nuk janë vendosur nga revolta e popullatës serbe por nga grupet kriminale. Në përgjigje të saj ka reaguar edhe homologu i saj serb, Daçiç i cili e ka cilësuar si provokim. Ministri i jashtëm serb u shpreh se Xhaçka po ‘shton’ provokimet e mëtejshme duke inkurajuar Albin Kurtin. Ditën e sotme është liruar edhe ish polici serb Dejan Pantiç. Ky i fundit ka qenë edhe një ndër elementët që ka shtuar tensionet në veri.

Për përshakëllëzimin e tensioneve kanë reaguar Departamenti amerikan i Shtetit ku thotë se SHBA-ja dhe BE-ja janë duke punuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandat Vuçiç, për të gjetur një zgjidhje politike që të ulen tensionet në veri të Kosovës. 

Barrikadat nisën që prej datës 10 dhjetor, ende nuk dihet nëse kjo është revoltë e grupeve të qytetarëve serb apo e grupeve kriminale të dirigjuar nga Aleksandër Vuçiç. Nisur nga këto kufizime në veri, deklaratat politike të dy liderëve në Kosovë e Serbi nuk kanë qenë të qeta, madje qysh prej kohës kur janë vendosur, barrikadat dhe kufizimet janë shtuar.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?