Kryeministri Edi Rama

Tensionet në veri të Kosovës, Rama: Duhet dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur aleatët! BE: Palët të gjejnë zgjidhje evropiane

7 Nëntor 2022, 16:33| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 18:28

  • Share

TIRANË- 'Duhet dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur aleatët'! Ky është mesazhi i kryeministrit Edi Rama për situatën e krijuar në Kosovë pas dorëheqjeve masive të zyrtarëve serbë dhe daljes nga Kuvendi të 11 deputetëve të Listës Serbe, për marrëveshjen e targave. Kreu i qeverisë shqiptare thotë se mbështet idenë themelore të planit Franko-Gjerman, ndërsa bën thirrje për dialog mes Kosovës dhe Serbisë. Rama shton se autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre që të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe, por njëkohësisht thekson kreu i qeverisë, mirëkupton edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me forcë.

‘Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE. Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG Kosovë-Serbi. Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një DIALOG I PALODHUR me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!’- shkruan Rama.

Nga ana tjetër Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjet për ruajtjen e qetësisë në Kosovë, si dhe që të shmanget eskalimi i tensioneve të krijuara. Por pavarësisht thirrjeve të Uashingtonit dhe ndërkombëtarëve për shtyrje të afatit për targat, kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një deklaratë për mediat nuk dha shenja tërheqjeje nga vendimi i tij.

Situata në veri është përshkallëzuar pasi Qeveria e Kosovës nisi të zbatojë planin në tri faza për ri regjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në RKS. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe - Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok - llogaritet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe. Këto targa i lëshon Serbia dhe bartin akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera. Në javët e fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës, që kryesisht kanë cak serbët që po ri regjistrojnë makinat në RKS. Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë Kosovën të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Ora 18:25
Tensionet në veri të Kosovës, reagon Nikolla: Kuvendi po ndjek me preokupim zhvillimet! SHBA dhe BE, udha e zgjidhjes

1667842102_62c2a9a9a73a3linditanikolla11068x12301.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Linidta Nikolla kashprehur shqetësimet për tensionet në veri të Kosovës. Nikolla u shpreh se SHBA dhe BE mbeten 'udhëharta' e veprimeve të Kuvendit, qeverisw dhe Kosovws.

“Kuvendi i Shqipërisë ndjek me preokupim zhvillimet e ditëve të fundit në Kosovë.

Qëndrimet, rekomandimet dhe zgjidhjet e propozuara nga aleatët strategjikë të shqiptarëve, ShBA dhe BE, duhet të jenë udhëharta e veprimeve për Kuvendin, Qeverinë dhe institucionet e Kosovës. ”, shkruan në reagimin e saj Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Ora 18:06
Stoltenberg zhvillon bisedë telefonike me Kurtin dhe Vuçiçin, u kërkon të përmbahen nga përshkallëzimet

1667840763_page.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka diskutuar së fundi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Këtë e bëri të ditur vet sekretari i përgjitshëjm i NATO-s me anë të një mesazhi në Tëitter, ndërsa shprehet se lidhur me tensionet në veri, u ka kërkuar të dyja palëve që të përmbahen nga përshkallëzimet.

”Fola me @avucic dhe @albinkurti për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. U kërkova të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim. Dialogu është e vetmja rrugë përpara. @NATO_KFOR mbetet vigjilent”, shkruan Stoltenberg.

Ora 16:41
BE e shqetësuar për situatën në Kosovë, thirrje palëve për një zgjidhje evropiane

1667835765_FFFFFFFFFFFFFFFFF.jpg

Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjet për ruajtjen e qetësisë në Kosovë, si dhe që të shmanget eskalimi i tensioneve të krijuara.

Në një deklaratë, zëdhënës i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Sigurisë, Peter Stano, ka thënë se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë mund të kenë ndikim negativ në tërë rajonin.

 “Ende po i studiojmë përgjigjet nga palët, por tani prioriteti kryesor është që të ulen tensionet në terren. Ditëve të fundit kemi parë rrezikun e madh të një eskalimi, si dhe zhvillime që sjellin në rrezik të gjitha të arriturat deri më tash. Kjo mund të ketë pasoja të mëdha jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për tërë rajonin. U bëjmë thirrje të dyja palëve që të jenë në nivel të përgjegjësisë dhe të gjejnë një zgjidhje evropiane”, ka thënë Stano.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ali: 08/11/2022 05:56

    Pra mesazhi i Ramistanit eshte jo thjesht per dialog por te "palodhur" ama! Sic di ta beje vetem ayyyyy. Pjesa e dyte e mesazhit te le pa tekst e mend, sepse kercenon Kurtin qe nese nuk eshte i "palodhur" mund te humbase "Aleatet".... per ke ta kete fjalen valle: aleatet ne Kosove? Ramistanin? Shaben? Apo Allemanjin??? Mesazh me idiot ne dem te shqiptareve zor se gjen kohet e fundit.

    Përgjigju
    • Lala: 08/11/2022 09:25

      E ka per usa Edhe per gjermonin.se Jan shprehje QE Kosova bberi keq QE Si degjoi.e Po i thot kurtit mo's ha mut se pa mbeshtetjen e dajes (USA) je i marum.ca do me qarte ?

  • Kosova: 07/11/2022 22:52

    Po he pra rame ku je ti meqe e ke shume shoke vucin apo bej deklarata e pastaj shko pi vere e ha darka me te,marredheniet e me te duhet ti kishe te mira ne funksion te kosoves perndryshe mbaje shok kur te ikesh nga pushtetit e te shohim sa do ta vari vucici me shoke

    Përgjigju
  • Drenicaku: 07/11/2022 20:26

    Kosoven sot, mjerisht, po e qeverisin Serbofilet. Qenje njerëzore , të pa din e iman. Këta që sot pj*rdhin për patriotizem , në Kosov, kur ishte koha dhe vendi për patriotizem, edhe mijt i largonin nga vrima që të mshefin b*then.

    Përgjigju
  • Arbërori: 07/11/2022 18:34

    Edvin shkjau shqipfolës qenka shqetsuar, injorant i pështirë që edhe sot ështé në krahët e Vucicit që don ta shkatrroj Kosovën….!!!

    Përgjigju
    • Arberor Bundraxhiu: 07/11/2022 21:54

      He mer pabuks, dole te fitosh sufllaqen e darkes? Bravo! Tani shko futi dhe gargar Salehut se e kompletove detyren per sot

  • UKU MOMLIT: 07/11/2022 18:27

    VuçiqSerbit i duhet veshur pa ngurruar "Këmisha e Forcës" pa ngurrim.

    Përgjigju
  • Grüezi: 07/11/2022 18:13

    Rri or edvin se gjë nuk din...

    Përgjigju
  • Opa: 07/11/2022 18:03

    Jepi na nje PPP atyre te Serbeve te veriut dhe qetsohen ato direkt

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 07/11/2022 17:35

    Farfalla kryeministrore ne Shqiperi ka problemet e saj qe nuk vijne ne ndihme te problemit kardinal shqiptar ne Kosove....ndikimi serbosllav ka bere punen e tij ne keto 32 vote veçanerisht.

    Përgjigju
  • Gjergj: 07/11/2022 16:54

    Ballkani i hapur, o strateg, o njish. Serbèt, e dinè se çfarè bèjnè dhe çfarè synimi kanè. Shihi se si paraqiten si KOMB,,edhe bandat kriminaletètyrei nènshtrohen strategjisè sè UDB. Zotrote, ku e sheh veten? Tek bedelèt e Serbisè qè shohin èndèrra me sy hapur apo akoma tek ajo teza,,,,e kom Aleksandrin shok tè ngushtè? Ka politikanè tè fortè ky kombi ynè,,ndaj kanè tallur menderen fqinjèt tanè, nè shekuj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?