Kryeministri Edi Rama

Tensionet në veri të Kosovës, Rama: Të mos ecim në këtë shteg të rrezikshëm, palët të ulen në dialog

26 Maj 2023, 18:32| Përditesimi: 26 Maj 2023, 23:05

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se i bashkohet shqetësimit të partnerëve ndërkombëtarë pas situatës së krijuar në Mitrovicë të Veriut, ku ka pasur përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve serbë gjatë momentin kur katër kryetarët e zgjedhur të komunave janë futur në zyra nën praninë e forcave speciale.

Kreu i qeverisë u kërkon dy palëve që të mos ndjekin këtë shteg të rrezikshëm, por të ulen tensionet dhe të vijojnë rrugën e dialogut. Ai shkruan se këto tensione nuk ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve dhe as në njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar!

Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë", shkruan Rama.

Të premten kryetarët e rinj të komunave në Leposaviç, Zubin-Potok dhe Zveçan tentuan të hynin në objektet komunale, një ditë pas betimit, por u përballën me qytetarë serbë që bllokuan hyrjet e objekteve komunale. Policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë protestuesit, ndërsa të paktën dy kryetarë mësohet të kenë hyrë në objektet komunale.

Ora 19:42
Tensionet në veri të Kosovës, Nikolla: Kjo situatë nuk i shërben normalizimit të marrëdhënieve, vazhdoni dialogun

1674737286_640063aeeef82b139.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, reagon ndaj tensionimit të situatës në Veri të Kosovës

“Tensionimi i situatës në Veri të Kosovës nuk i shërben avancimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Kosova dhe Serbia, me mbështetjen e miqve e partnerëve tanë strategjikë, ShBA dhe BE, kanë hyrë në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe duhet të vazhdojnë këtë dialog. Kjo është e vetmja rrugë drejt njohjes së ndërsjellët, zhvillimit, demokracisë, paqes e bashkëpunimit në rajon.”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 27/05/2023 08:06

    Por ama kjo qeveri nuk do te mbesin me te ndyre se ju patronazhistet e Rames qe lepiheni pa pushim.

    Përgjigju
  • drilon: 26/05/2023 22:33

    Leri te ecin me koken e tyre se si Sali non grata do te perfundojne. Qeveria Kurti perfshi dhe pleren Osmani do te mbeten ne histori si me te ndyrat.

    Përgjigju
  • Sindi: 26/05/2023 19:54

    Shpreojme qe situata midis vendeve te qetesohet

    Përgjigju
  • Kejsi: 26/05/2023 19:54

    Ke folur shume mire zoti kryeminseter,shpresoj qe situata midis vendeve te qetesohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?