Tensionet në veri të Kosovës/ Shefi i EULEX dënon sulmin: Jemi të gatshëm të përkrahim institucionet e Kosovës

24 Shtator 2023, 15:47| Përditesimi: 24 Shtator 2023, 15:49

  • Share

1695563233_shsh.jpg

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka reaguar pas sulmit me armë në veri të Kosovës duke thënë se është i tmerruar nga kjo ngjarje dhe se është i gatshëm për të përkrahur institucionet e Kosovës.

Ai ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj familjes së policit i cili humbi jetën në krye të detyrës dhe duke i uruar shërim të shpejtë edhe dy të plagosurve.

Barbano gjithashtu tha se ata po e monitorojnë situatën nga afër.

“Ngushëllimet më të thella për familjen e zyrtarit policor që vdiq në detyrë. I uroj shërim të shpejtë dy policëve tjerë të lënduar. EULEX-i, si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë, është i angazhuar plotësisht dhe po e monitoron nga afër situatën në vendin e ngjarjes e është i gatshëm për të përkrahur institucionet e Kosovës në masën maksimale të mundshme, në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë për të gjitha komunitetet, në koordinim të ngushtë me KFOR-in”, ka shkruar Barbano në platformën "X". 


Lajmi kryesor:

Vrasja e policit në veri të Kosovës, SHBA e BE, KFOR e EULEX dënojnë sulmin: Të ndalen menjëherë! Ambasadorët e QUINT-it në zyrën e Kurtit


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?