Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen zhvilloi dje një takim me kryeministren serbe, Ana Brnabiç. Ajo shkruan se KE mbështet punën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE ndërsa shton se në fokus të bisedimeve kanë qenë edhe marrëdhëniet dy palëshe Kosovë-Serbi.
“Komisioni Evropian mbështet punën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE. Plani ynë i Ri i Rritjes do të ndihmojë në përshpejtimin e reformave, rritjen e investimeve të BE-së, për t'ju afruar me Tregun Unik. Ne diskutuam gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.”- thotë von Der Leyen
Von Der Leyen ka zhvilluar një takim dje me kryeministren e Serbisë pas tensioneve në veri të Kosovës.
Good meeting with @anabrnabic⁰@EU_Commission supports Serbia's work towards accession.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) July 4, 2023
Our New Growth Plan will help speed up reforms, increase EU investments, bring you closer to the Single Market.
We also discussed the importance of normalising relations with Kosovo. pic.twitter.com/CjpTg8vn3e