Tensionet në veri të Kosovës, Yuri Kim mesazh Kurtit: Lini egon personale dhe merrni në konsideratë miqtë! Është çështje kombëtare

21 Qershor 2023, 10:50| Përditesimi: 21 Qershor 2023, 11:47

  • Share

KOSOVË- ‘Amerika është krah Kosovës dhe kjo nuk ka diskutim.’ E drejtpërdrejt dhe konçize ka qenë përgjigja e ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim në fjalimin e saj të lamtumirës për situatën në veri të Kosovës.

Kim dha një mesazh të fortë ndaj kryeministrit të Kosovës ku e udhëzoi të konsideronte këshillat e aleatëvë strategjikë dhe mos të vepronte sipas egos personale. Ambasadorja e SHBA-ve theksoi se problemi nuk është personal, por kombëtar.

Kim madje theksoi se prova e SHBA-ve për mbështetjen, dashurinë dhe besimin tek Kosova e ka treguar kur Kosova ishte e dërrmuar nga lufta.

“Pozicioni i SHBA-ve është i qartë. Liderët e Kosovës dhe Serbisë pranuan për draftin e asociacionit, por jo vetëm në këtë po për rrugën përpara qe do të përfundojë me njohjen e Kosovës. Nuk besoj se do duhet të rikujtohet sesa shumë besojnë SHBA në Kosovë. Afeksioni dhe angazhimi që ne kemi për një Kosove të pavarur. Nëse ju duhet provë, shkoni pak pas, disa vite më pas. Problemi është cilat janë hapat dhe sekuencat që duhen ndjekur që dy palët të lëvizin përpara. Dhe kjo është një kohë që liderët të lënë mënjanë ego dhe të mendojnë për krenarinë kombëtare. Për atë që u thonë miqtë e tyre dhe ta marrin në konsideratë atë që u thonë miqtë e tyre.”- tha Kim.

 Sa i takon zgjidhjes së situatës së krisur në veri të Kosovës, Kim tha se do duhen të ndiqet hapat e duhur nga të dyja palët për të ecur përpara, duke pranuar asociacionin që eventualisht do të sjellë njohjen e sovranitetit dhe pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Çfarë ka ndodhur në veri të Kosovës:
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim, më 14 qershor, për të shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë. Vendimi është marrë pas arrestimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet e Serbisë. Autoritetet e Kosovës kanë thënë se bëhet fjalë për rrëmbimin e tyre në territorin e Kosovës, ndërsa Beogradi ka thënë se ata janë arrestuar në territorin serb. Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për lirimin e tyre, pa kushte. Këto zhvillime pasojnë tensionet në veri të Kosovës prej 26 majit. Atë ditë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri - të banuara me shumicë serbe - kanë hyrë në ndërtesat komunale, me ndihmën e njësiteve të Policisë së Kosovës. Serbët lokalë kanë kundërshtuar diçka të tillë dhe për pasojë ka pasur protesta të vazhdueshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Elez: 21/06/2023 22:07

    edhe ketu i doli pune kesaje kukumjackes, ore po nuk doli nje te ja mbylli kesaje me nje shuplake, femer 1.45 e larte e te can trapin si me qene anakonda

    Përgjigju
  • Igor: 21/06/2023 18:07

    Oj zonje kam nji pyetje per ju ,a e keni lexuar historine dhe ngjarjet ndaj popullit Shqiptare te Kosoves JO skeni aspak lidhje pse pse ky popull nuk ju intereson se ndryshe nuk dote fajesoni Kurtin por doti jepni te drejte por interesi ka mare drejtimin nga Serbia i keni haruar te gjitha tmeret cka i ka ndodhur keti populli qe nga viti 1912 e deri tani,dhe tani dikush mundohet ta mbroj kete popull dhe fajesohet nga nderkombetaret pse e flet te verteten,ju erdhet ne Shqiperi prej nga viti 91 kurse goja dota zhdukni korupsionin por jo ndodhi e kunderta ju mbeshtetet te koruptuarit ku hani e pini se bashku me hajdutet e popullit,pra shiqo veten ne pasqyre dhe pyete vetveten se kush e flet te verteten turp per nji Amerikane.

    Përgjigju
    • Deni: 21/06/2023 19:52

      IGOR (RUSI) VAZHDONI ME KETE MENDJE DHE PRAP DO TURRENI NE KUFI SI LOPET.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?