Tensionet në veri të Kosovës, ambasadorët e QUINT-it takohen me Kurtin

13 Qershor 2023, 10:05| Përditesimi: 13 Qershor 2023, 10:37

  • Share

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it (SHBA, Gjermania, Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar) janë takuar mëngjesin e sotëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Takimi është zhvilluar në zyrën e këtij të fundit ndërsa nuk pati asnjë prononcim për mediat.

Nuk dihet ende nëse është një takim i rregullt pune, apo takim i fokusuar në diskutimet për situatën në veri të Kosovës.

Kujtojmë se së fundmi, Kurti ka pasur shumë mosdakordësi në raport me ndërkombëtarët lidhur me gjendjen në komunat e veriut të vendit, duke deklaruar edhe se Escobar, i dërguari i posaçëm i SHBA fliste me propozimet e bëra nga Serbia.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme, në takimin e organizuar nga presidenca e Kosovës në kuadër të 24 vjetorit të çlirimit, ambasadorët e vendeve të QUINT-it nuk ishin të pranishëm, duke lënë të kuptohet se ishte një bojkot i bërë nga ana e tyre për mënyrën sesi Kosova po vepron. Presidenca në një reagim të bërë mohoi të kishte pasur bojkot dhe shtoi se ambasadorë të vendeve të ndryshme kanë qenë të pranishëm në pritjen e organizuar.

Lajmi në përditësim...

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 13/06/2023 10:44

    Kurtistani nuk ka te ardhme as ne perendim si ne lindje te udhehequr vetem nga urrejtja reciproke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?