Tensionet para Parlamentit/ Flamur Noka sulmon fizikisht efektivët e policisë! Pamjet kur i shtyn dhe godet

17 Tetor, 14:27| Përditesimi: 17 Tetor, 17:08

  • Share

Opozita protestoi dhunshëm sot para parlamentit, duke u konfrontuar fizikisht me Gardën dhe forcat e Policisë që iu bashkuan në një moment me përforcime.

Një prej çasteve ishte sulmi në bllok i ligjvënësve të PD-së ndaj forcave të sigurisë, teksa pretendonin largimin e FNSH-ve, pasi ishin në shkelje të ligjit. Fillimisht deputeti Dashnor Sula dhe Gazment Bardhi dhe pas tyre ishte Flamur Noka që sulmuan policët duke i goditur edhe fizikisht dhe shtyrë.

Një prej momenteve ishte deputeti Noka që shtyn fortë efektivët e FNSH-ve deri te gardhi i lulishtes, në oborrin e Parlamentit.

Noka u pa teksa goditi fizikisht njërin prej efektivëve. Disa prej tyre edhe u rrëzuan në lulishte, teksa qetësia u rikthye pasi efektivët u distancuan nga oborri.

Situata në fjalë u tensionua në momentin kur protestuesit që ndodheshin para Bashkisë së Tiranës të udhëhequr nga Klevis Balliu, shkuan përpara Parlamentit ku u përplasën me policinë.


Lajmi kryesor:

Deputetët e PD sulmojnë efektivët e FNSH në Kuvend: Na drejtuan armën! Policia: S'është e vërtetë, kishin spraj! JA ME VIDEO ÇFARË KA NDODHUR


A.Q//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?