Tensioni me Greqinë, Turqia tërheq anijet luftarake nga Egjeu (VIDEO)

26 Korrik 2020, 10:43| Përditesimi: 26 Korrik 2020, 13:23

  • Share

Turqia tërhiqet nga pozicioni i saj në Egje, pas vendosjes aty të anijeve luftarake në kuadër të eksplorimit për rezerva të gazit natyror në një pjesë të ujërave territoriale greke. Mediat greke raportojnë se anijet luftarake turke janë larguar nga deti Egje, gjë e cila konsiderohet si një shenjë e tërheqjes pas tensionit të krijuar nga lëshimi i NAVTEX turke. Ajo pushtoi një zonë në juglindje të Kastelorizo, brenda raftit kontinental Grek, në mënyrë që Oruc Reis të synonte hidrokarburet. E ankoruar në brigjet e Antalia mbetet Oruc Reis, e cila nuk ka lundruar në zonën që Ankaraja u përpoq të bllokonte.

Sidoqoftë, flota greke mbetet në vend, duke monitoruar lëvizjet e anijeve turke. Më herët Rexhep Tajip Erdogan, lëshoi kërcënime në të gjitha drejtimet. “Ose dilni në fushë ose nëse nuk keni një qëllim të tillë, filloni negociatat sa më shpejt të jetë e mundur, ne nuk kemi aspirata për tokë, det dhe burime natyrore, por ne nuk lejojmë askënd të cenojë interesat dhe të drejtat tona”, tha Erdogan. Erdogan tha se zhurma e këtyre vendeve ditët e fundit nuk lidhet as me Shën Sofinë dhe as me Mesdheun Lindor, por me ekzistencën e popullit turk dhe myslimanëve në këtë gjeografi. Më herët edhe shumë liderë shtetesh u renditën përkrah Greqisë në këtë cështje.

Në uljen e tensionit gjithashtu është përfshirë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila pati biseda telefonike me liderët e të dyja vendeve. Ankaraja zyrtare kishte deklaruar se pretendimet e Greqisë në raftin e saj kontinental janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, ndërsa Marina ushtarake greke u vu në gjendje alarmi teksa 17 anije turke, mes tyre edhe luftarake kanë lundruar në ujërat greke për të shoqëruar anijen turke Oruc Reis e cila do të kryente studime hulumtuese në kërkim të hidrokarbureve në Mesdheun lindor në një zonë që Ankaraja e konsideron pjesë të raftit të saj kontinental.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qamil: 27/07/2020 12:02

    ik o trap ha ndonje tas grosh ti me gjith grekun.ku pjerdh turku per grekun e zhduk per 10 min.turku ka ushtrin me te fort ne rajon po ku di gje ti o grek leperush.

    Përgjigju
  • Qamil: 27/07/2020 11:59

    ik or trap ha ndonje tas grosh ti me gjith greket kur pjerdh turku per ushtrin greke ka ushtrin me te fort ne rajon

    Përgjigju
  • Heu bre: 27/07/2020 08:48

    Ballkani dhe pjesa muslimane qe jeton ne europe do konvertohet perseri ne fene e Krishtit. Si nuk e kuptojne shqiptaret qe kan eri jome si komb jane turqit me pushtimin 500 vjeçar???!!!! Turkut doni merret perseri Kostandinopoja dhe kjo do jete e shpejte.

    Përgjigju
  • Shkodran prej Puke: 26/07/2020 23:15

    Si duket vella Putini nuk e paska me ne zemer Erdoganin qekur ai vendosi qe te ktheje katedralen e Shen Sofise nga muze ne xhami.

    Përgjigju
  • bledi: 26/07/2020 20:52

    turku hin e del sa her ja thot truni i tij

    Përgjigju
  • Hysa: 26/07/2020 18:21

    Fatkeqsisht kjo nuk eshte hera e pare qe Turqia kryen akte te papergjegjshme duke mos respektuar asnje norme apo konvente nderkombetare, duke rrezikuar qe me veprimet e saj te shkaktoje nje konflikt te armatosur me pasoja serioze per te gjithe rajonin. Nje vend anetar i NATO-s duhet te jete shembull dhe garant i paqes e stabilitetit.

    Përgjigju
  • àòlk: 26/07/2020 12:00

    me mire m*t sesa turk

    Përgjigju
  • Agjenti: 26/07/2020 11:28

    Hahahahaha ca lepurushash qe jane greket. Kur merren me ne per zonen e gazit bejne si te fuqishem. Turku i futet si ne shtepi te vet dhe sbejne asgje vetem i qaraviten Europes.

    Përgjigju
    • Greku: 26/07/2020 17:33

      U fut po iku si i dhjer.. ushtria greke gati i kishte raketat po nga frika turqit iken se dhjen ne brek i mbushen plot turqit breket me mut .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?