Tensionohen raportet mes Macron dhe botës arabe (VIDEO)

26 Tetor 2020, 09:19| Përditesimi: 26 Tetor 2020, 14:35

  • Share

Deklaratat dhe politikat e Presidentit francez Emmanuel Macron karshi islamizmit në Francë dhe insistimin e tij për të rishfaqur karikaturat  e profetit Muhammed, ka ngjallur reagime të shumta në shtetet me shumicë myslimane.

“Sulm ndaj islamit” kështu e cilësoi kryeministri i Pakistanit Imran Khan qëndrimin e shefit të Elisezë.

"Mjerisht, Presidenti Macron ka zgjedhur të provokojë qëllimisht myslimanët, përfshirë qytetarët e tij, përmes inkurajimit të shfaqjes së karikaturave blasfemike që targetojnë Islamin dhe Profetin tonë", shkruan Khan në Twitter.  

Kryeministri pakistanez u shpreh se Macron në vend se të ngushtonte hapësirat për terroristët kishte zgjedhur të inkurajonte Islamofobinë duke sulmuar Islamin sesa të merrej me terroristët.

Komentet e kryeministrit të Pakistanin vijnë pasi edhe presidenti  turk Reccep Taip Erdogan u shpreh kundër Macron duke kërkuar që presidenti francez të kryejë kontrolle mendore, gjë e cila nxiti edhe tërheqjen e ambasadorit francez nga Ankaraja.

Në valën e kritikave ka reaguar edhe vetë presidenti francez, i cila ka theksuar edhe njëherë se nuk do të dorëzohej dhe se populli francez nuk do të dorëzohej kurrë.

“Ne nuk do të dorëzohemi kurrë. Me frymën e paqes ne i respektojmë të gjitha diferencat. Nuk pranojmë gjuhë urrejtjeje dhe mbrojmë një debat të arsyeshëm. Gjithmonë do të jemi në anën e dinjitetit njerëzor dhe vlerave universale”, tha Macron. 

Në anën tjetër edhe rrjetet e supermarketeve të Qatarit Al-Meera dhe Souq al-Baladi po ashtu reaguan duke hequr mallrat franceze nga raftet e tyre.  Ndërkohë që orë pas ore Thirrjet për të bojkotuar mallrat franceze po rriten në botën arabe.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?