Olta dhe Ermiona

Tensionohet debati mes Oltës dhe Ermionës: O e paedukatë, po më kërcënon! Ish-missi ankohet në dhomën e rrëfimit

28 Shkurt 2023, 19:53| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 19:57

  • Share

Vijon të jetë e tensionuar marrëdhënia mes Oltës dhe Ermionës. Teksa ndodheshin në kuzhinë, Olta i ka thënë Ermionës se është e paedukatë. Në këtë moment Ermiona është çuar nga karrigia dhe i ka dalë Oltës përpara për një përballje.

Pjesë nga debati:

Olta: Ti je e ashpër dhe e paedukatë.

Ermiona: Paedukatë e the dhe njëherë, shkoj atje (te dhoma rrëfimit) dhe ta tregoj unë sa paedukatë jam.

Olta: Je! Je!

Ermiona: Thuje dhe njëherë thuje që jam e paedukatë.

Olta: Po më kërcënon?

Ermiona: Vazhdo thuje se unë kam punë me ata (produksionin), jo me ty më.

Olta: Je e paedukatë Jona.

Ermiona: Kujdes kur flet. Bëj shumë kujdes kaq po të them. Emrin tim mos e përmend më fare! E përlyen emrin tim po ta përmendësh.

Ermiona shkon në dhomën e rrëfimit. Kthehet pas disa minutash dhe debati vazhdon.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?