Kronikë

Tentativa e bujshme e arratisjes nga burgu 313, Report Tv siguron pamjet! Ja si zbret me litar Fatmir Pjetri dhe përballet me policinë! Momenti kur Arbër Çekaj ikën me nxitim nga shkallët

3 Shtator 2021, 13:27| Përditesimi: 3 Shtator 2021, 16:29

  • Share

Teksa ora shënonte 15:07 minuta të dielën e 8 gushtit siguria e paraburgimit 313 do të përballej me një tentativë arratisje. I pajisur me litar i sajuar nga një çarçaf 17 metra, doreza dhe një ganxhë i pari qëçau rrethimin ishte Fatmir Pjetri, i dënuar si babagjyshi grabitës me 3 dekada burg. Janë këto pamjet e siguruar nga ReportTv ku Pjetri në disa sekonda zbret nga tarraca e ajrimit ku po qëndronte me Arbër Çekaj dhe nis të vrapojë tek shkallët e administratës që të cojnë në portën kryesore të burgut. 

Pak çaste pas tij, në të njëjtën skemë, shkon edhe Arbër Cekaj i dënuar me 14 vite burg për trafikun e 613 kg kokainë. Në video duket Ccekaj, me doreza në duar, teksa zbret me nxitim shkallët, ku nuk duket asnjë roje.

Teksa Pjetri vazhdon planin e tij të arratisjes ai përballet me stafin e sigurisë së burgut dhe refuzon urdhrin për të ndaluar duke i goditur me ganxhën që ka në dorë.

Edhe pse ishte pjesë e planit të arratisjes, Lulzim Çepele një tjetër i burgosur nuk është në këtë pamje pasi ai u përdor si “karrem” për të çorientuar stafin e sigurisë. Ai preu damarët duke dhënë alarmin se i rrezikohej jeta dhe stafi i burgut po kujdesej për ta dërguar atë në spital me policë dhe ambulancë. Një taktikë kjo për të dobësuar forcat e sigurisë tek 313-a.

Ky plan dështoi dhe pas arrestimit Çepele, Çekaj e Pjetri u ri burgosën në kushte izolimi me vendim gjykate. Aktualisht hetimet ndaj tyre janë të hapura dhe veç izolimit të tre të dënuarve janë pezulluar 6 gardian ndaj të cilëve ka nisur hetimi si dhe bashkëpunëtorëve të cilët do të prisnin jashtë për të marrë me makinë dy të dënuarit.

3 të dënuarit dolën më 11 gusht para gjykatës së Tiranës, e cila konfirmoi izolimin për 90 ditë pas tentativës së dështuar të arratisjes.  Prokuroria kërkoi t'i caktohet masa shtesë arresti në kuadër të procedimit tentativë arratisje e goditje për shkak të detyrës, ndërkohë që ka njoftuar se po heton po kryen hetime edhe për nëse ka ndonjë prej policëve të burgjeve që mund të ketë bashkëpunuar.

Arbër Çekaj ka mohuar planin e arratisjes, duke u shprehur se ka dalë jashtë vetëm për ajrosje. Përmes një letre dërguar mediave, avokatja mbrojtëse e Arbër Çekajt, ka hequr të gjithë përgjegjësinë e klientit të saj nga plani i arratisjes nga burgu. Ajo ka akuzuar Fatmir Pjetrin si organizuar të arratisjes. Ndërsa Lulzim Çepele ka thënë para gjykatës se nuk ia kishte idenë se ç'po ndodhte me arratisjen dhe se ai ka tentuar vetëvrasjen për shkak të presionit.

Një skemë arratisjeje e mirëorganizuar u tentua që të vihet në zbatim nga tre të burgosur në qelitë e institucionit të vuajtjes së dënimit “Jordan Misja” (313) në kryeqytet pak ditë më parë.  

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve, plani ka nisur të vihet në zbatim me tentativën e të Çepeles për të prerë damarët, për të tërhequr në këtë mënyrë vëmendjen e stafit të burgut 313. Në momentin kur forcat e sigurisë janë angazhuar për ta shoqëruar në spital, ka hyrë në veprim Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, të cilët kanë tentuar të arratisen gjatë orarit të ajrimit. Pikërisht në ato momente ata janë pikasur punonjësit e policisë së burgut, të cilët kanë marrë masat për kapjen dhe neutralizimin e tyre. Gjatë tentativës për të dalë, dy të burgosurit kanë goditur dhe një prej policëve të burgut 313, i cili është dërguar për marrjen e ndihmës shëndetësore.

Të dënuarit do të largoheshin me litar të improvizuar duke lidhur çarçafët me njëri-tjetrin. Sipas drejtorisë së burgjeve, të burgosurit do të përballen me akuzën e tentativës për arratisje “largim nga vendi i vuajtjes së dënimit” si dhe goditje për shkak të detyrës.  Pas kësaj ngjarjeje instancat drejtuese të burgjeve kanë urdhëruar rivlerësimin e masave të sigurisë si dhe marrjen e masave administrative për rritjen e gadishmërisë në të gjitha institucionet penitenciare.

Kujtojmë se Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn, pronari i kontejnerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Arben Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 14 vite burg. Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane.

Kurse Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal 'Babagjyshët' të cilët gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete. Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku të maskuar si babagjyshë pjesëtarët e grupit kriminal realizuan grabitjet. Fatmir Pjetri pas arrestimit në Holandë në 24 nëntor të 2017 u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

1630669530_fatmirpjetri.jpg

Momenti i arratisjes  dhe perballja me policet

1630672925_page.jpg

Fatmir Pjetri dhe mjetet e arratisjes dhe ganxha qe qellon policet e burgut

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?