Tentativa e grabitjes në Fier/ Hajdutët i shkuan në shtëpi për herë të dytë, si i pikasi nga kamerat 65-vjeçari! Djali i tij emigrant në Angli

11 Shkurt 2021, 16:14| Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 16:18

  • Share

Është hera e dytë që banesa e Arben Çepeles në Roskovec tentohet të grabitet. Mësohet se Çepele ka djalin në Angli dhe me sa duket ky informacion iu ka shkuar dhe autorëve, që kanë tentuar mbrëmjen e sotme të grabisin banesën e tij, por pa sukses, teksa kanë lënë të plagosur kushëririn e tij 40-vjeçar.

Mësohet se pronari i shtëpisë, 65-vjeçari Arben Çepele ka qenë në lokalin e 40-vjeçarit kur nga kamerat e sigurisë të vendosura në banesën e tij dhe të kontrolluara nga telefoni ka parë rastësisht disa persona rreth shtëpisë. Ai është çuar menjëherë dhe së bashku me kushëririn janë përballur me grabitësit që kanë qenë 3-4 persona.

Autorët kanë qëlluar me armë duke plagosur kushëririn e pronarit dhe ai me të njëjtin emër, 40-vjeçarin Arben Çepele. Ndërkaq policia e Fierit ka ngritur pika kontrolli dhe vijon krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?