Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tase
Bashkëpunëtori i drejtësisë, Skerdi Tase ka dëshmuar për herë të parë në GJKKO për dosjen Plumbi i Artë dhe tentativën për vrasjen e Aredin Beharit në 2017. Ai ka treguar se si qëlloi me breshëri për ta vrarë Beharin, ndërsa ky i fundit është futur poshtë një tavoline për t’i shpëtuar plumbave. Më pas është larguar nga vendi i ngjarjes dhe armën tregon se e kanë hedhur në lumin Gjanica. Por, ndërsa Behari i shpëtoi atentatit, Tase tregon përplasjen me Henrik Hoxhajn, i cili i ka bërtitur se përse nuk u krye vrasja.
“Qëllova një breshëri për të vrarë Aredin Behari, ai u fut poshtë një tavolinë, mendova se e kapën fishekët, pastaj u largova me priste “Riku” 100 metra më larg, un mendova e kam vrarë, kaluam mbi lumin Gjanica aty ku hodhëm dhe armën ‘scorpion’. Debatuam me Henrikun që nuk u krye vrasja, më tha pse e more përsipër kur se bëje dot, pasi Aredini kishte thënë emrin e porositësit në polici. Henrikun e pyeten në polici, dhe me tha qe kishte dale emri i porositësit (i referohet Albert Pashaj)”, ka dëshmuar Tase.
Lajmi kryesor:
‘Plumbi i Artë’, Tase dëshmon për atentatin ndaj Aredin Beharit: E qëlluam në lokal, u ul poshtë tavolinës! Edhe Gim Boriçi shpëtoi se më ngeci kallashi
SI.E./ReportTv.al
