Policia greke ka zbuluar planin e disa të burgosurve për të lënë qelitë e Koridhalosit. Efektivët kishin marrë informacione se një grup të burgosurish po planifikonin arratisjen, por duke marrë peng një punonjës të burgut.
Plani i tyre u prish nga oficerët e Divizionit të Grabitjes në orët e para të së shtunës së kaluar. Pas një operacioni policor, në një ambient publik, të fshehura brenda një pajisjeje elektrike, janë gjetur një pistoletë e markës “Glock” dhe një karikator me 15 gëzhoja.
Sipas mediave greke, në pranga kanë përfunduar 20 të burgosur, por identiteti i tyre nuk është bërë me dije.
Bëhet fjalë për persona me origjinë turke, shqiptare dhe greke, të cilët kishin krijuar këtë "ortakëri" me një qëllim të përbashkët; madje kishin arritur që të fusnin në burg edhe një armë zjarri. Tashmë hetimet kanë nisur për të mësuar sesi është gjetur dhe futur arma e zjarrit brenda burgut.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria për Luftën kundër Krimit të Organizuar ka kryer një operacion në orët e para të së shtunës, 5 prill 2025, në një krah të burgut të Korydallos, gjatë të cilit, ndër të tjera, është gjetur një pistoletë dhe municione. Konkretisht, punonjësit e policisë së Prokurorisë së Shkallës, ushtruan kontroll në një ambient të përbashkët të një qelie, ku brenda një pajisjeje elektrike u gjetën dhe sekuestruan: pistoletë, karikator me -15- fishekë, celular me kartë SIM, karikues celulari dhe një palë kufje me valë. Në këtë kuadër, -20- të burgosur të IEVP-së u arrestuan për shkelje rast pas rasti të legjislacionit për armët, drogën dhe ligjin për masat për sigurimin e paqes sociale në kombinim me nxitjen. Arma e sekuestruar do t'i dërgohet Drejtorisë së Hetimeve Penale për ekzaminim të mëtejshëm laboratorik, ndërsa dosja përkatëse do t'i kalojë organeve përkatëse”.
Komente
