VIDEO/ Efektivi i Lezhës denoncon: Dy persona më zunë pritë dhe më qëlluan, iu kundërpërgjigja! AMP nis hetimin: Dyshohet se inskenoi ngjarjen

12 Dhjetor 2023, 09:03| Përditesimi: 12 Dhjetor 2023, 14:56

  • Share

LEZHË- Një inspektor i Patrullës së Përgjithshme të Policisë Lezhë ka denoncuar se dy persona i kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të tij, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur me të shtëna.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 11 dhjetorit në vendin e quajtur "Rruga e Sanxhakut", ku polici 23-vjeçar Dhurim Metko, i veshur me uniformë, ka dalë nga shtëpia e tij për të marrë detyrën. Në denoncimin që ka bërë, Metko pretendon se sapo ka dalë nga shtëpia dy persona të armatosur, të cilët sipas dëshmisë së 23-vjeçarit, sapo e kanë parë atë, kanë qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Punonjësi i policisë ka deklaruar se edhe ai është kundërpërgjigjur, duke qëlluar nga brenda automjetit të tij, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk ka asnjë të dëmtuar.

Në reagimin zyrtar të Policisë, thuhet se nga këqyrja e vendngjarjes nuk konstatohen gëzhoja, gjurmë apo prova të tjera materiale që mund t’iu përkasin shtetasve të kallëzuar nga punonjësi i Policisë.

Duke qenë se nuk janë gjetur gëzhoja, AMP ka nisur hetim ndaj policit Metko për kallëzim të rremë. AMP ka referuar ngjarjen në Prokurori, por ka dyshime të forta se efektivi i Shqiponjave Dhurim Metko e ka inskenuar të gjithë skenën. Sipas burimeve e gjithë ngjarja dyshohet se është skenuar nga vetë efektivi si pasojë e problemeve nga bixhozi.

Ndërkohë, rezulton se është dëmtuar automjeti i punonjësit të Policisë, nga qitjet me armë zjarri të kryera nga vetë punonjësi, nga brenda automjetit.

Ora 14:52
Merr kthesë ngjarja e Kurbinit, dyshohet se polici inskenoi grabitjen! Probleme me bixhozin e bëri për azil?

1702369618_policia.PNG

Ngjarja në Kurbin ku fillimisht i raportua për një tentativë grabitje, ndërkohë që autorët kanë qëlluar një efektiv policie dhe ky i fundit i është kundërpërgjigjur, duket se ka një kthesë në hetime.

AMP ka referuar ngjarjen në Prokurori, por ka dyshime të forta se efektivi i Shqiponjave Dhurim Metko e ka inskenuar të gjithë skenën.

Sipas burimeve e gjithë ngjarja dyshohet se është inskenuar nga vetë efektivi si pasojë e problemeve nga bixhozi dhe një nga pistat e hetimit është azili.

Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja plumbash veç armës së policit.

Ora 12:24
Efektivi në Kurbin denoncoi se u qëllua, AMP nis hetimin për kallëzim të rremë

1702369618_policia.PNG

AMP ka nisur hetimin për kallëzim të rremë për efektivin e Policisë së Lezhës, Dhurim Metko, i cili ka denoncuar se mbrëmjen e 11 dhjetorit, kur ka dalë nga shtëpia për në punë ka parë në rrugë 2 persona të armatosur, të cilët sipas dëshmisë së 23-vjeçarit, sapo e kanë parë atë, kanë qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Në kallëzimin e tij ai ka thënë se është kundërpërgjigjur me armë, por policia thotë se në vendin e ngjarjes nuk janë konstatuar gëzhoja, gjurmë apo prova të tjera materiale që mund t’iu përkasin shtetasve të kallëzuar nga punonjësi i Policisë.

Kështu, AMP ka nisur hetimin për kallëzim të rremë.

Ora 10:44
Efektivi në Kurbin denoncoi se u qëllua, reagon policia: Në vendngjarja s’ka gëzhoja, po hetojmë

 

Policia e Kurbinit ka reaguar për ngjarjen, ku polici 23-vjeçar Dhurim Metko ka denoncuar se mbëëmjen e 11 dhjetorit, kur ka dalë nga shtëpia për në punë ka parë në rrugë 2 persona të armatosur, të cilët sipas dëshmisë së 23-vjeçarit, sapo e kanë parë atë, kanë qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Në një situatë të tillë, punonjësi i Policisë është kundërpërgjigjur, duke qëlluar nga brenda automjetit të tij, me armën e shërbimit.

Policia thotë se në vendngjarje nuk konstatohen gëzhoja, gjurmë apo prova të tjera materiale që mund t’iu përkasin shtetasve të kallëzuar nga punonjësi i Policisë.

“Rreth orës 21:00, të mbrëmjes së kaluar, punonjësi i Policisë, shtetasi Dh. M., 23 vjeç, banues në Laç, me detyrë inspektor i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lezhë, ka kallëzuar se sapo ka dalë nga banesa, për në punë, me automjet privat, ka parë në rrugë, në vendin e quajtur "Rruga e Sanxhakut", 2 shtetas të armatosur, të cilët sipas dëshmisë së 23-vjeçarit, sapo e kanë parë atë, kanë qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Në një situatë të tillë, punonjësi i Policisë është kundërpërgjigjur, duke qëlluar nga brenda automjetit të tij, me armën e shërbimit.

Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë shtetas.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, si dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon intensivisht, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të fiksuar çdo provë qe do të çojë në sqarimin e rrethanave dhe të mekanizmit të ngjarjes, si dhe në zbardhjen e së vërtetës mbi këtë rast.

Aktualisht, nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se është dëmtuar automjeti i punonjësit të Policisë, nga qitjet me armë zjarri të kryera nga vetë punonjësi, nga brenda automjetit. Në vendngjarje nuk konstatohen gëzhoja, gjurmë apo prova të tjera materiale që mund t’iu përkasin shtetasve të kallëzuar nga punonjësi i Policisë.

Me qëllim hetimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të tij, te grupi i posaçëm hetimor është përfshirë dhe struktura vendore e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore”, njofton policia.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Polic #: 12/12/2023 14:11

    AMP si policia, kur nuk gjen dot autorin, e ka bërë vetë thonë ..

    Përgjigju
  • Noci: 12/12/2023 11:47

    Nuk merr azil kun me ket mashtrim te lodhun ,pse nuk u the te futeshin naj plum kams atehere do ishte besu rrena per azil .

    Përgjigju
    • Nocit:: 12/12/2023 15:42

      Se gje gja per 1 gisht se ka dhe 19 te tjere ????

    • Nocit: 12/12/2023 13:09

      Ne France o Noc e kane marre njerez kot pa lidhje e jo me ky. Ideja eshte se plumbi ne kembe sdihet si te kap. Ai me te vertete eshte polic po jo debil.

  • Gazepi: 12/12/2023 11:41

    E ke te marre azilin ne France minimalisht. Inskenim i bukur por jo i plote.

    Përgjigju
  • Or tej: 12/12/2023 09:17

    Skifteri shkoi per vizite tek skifteri or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?