I akuzuar se vrau 25-vjeçarin Xhulian Bullari në Vlorë, Bledar Selmanaj tenton të arratiset nga Spitali i Burgut në Tiranë! 3 muaj më parë tentoi të vetëvarej në Peqin

22 Dhjetor 2021, 12:25| Përditesimi: 22 Dhjetor 2021, 13:27

  • Share

Bledar Selmanaj, i dyshuar si autori i vrasjes së Xhulian Bullarit, ka tentuar të arratiset nga spitali i burgut në Tiranë ku ishte për mjekim. Ai më parë ka tentuar të vetëvritet në qelinë e burgut të Peqinit.

Selmanaj u arrestua më 21 gusht në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, 4 ditë pas ekzekutimit të 25-vjeçarit Xhulian Bullari, ngjarje e ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës. Ai rezulton person me probleme të shëndetit mendorndërsa në Gjykatë nuk e ka pranuar krimin për të cilin akuzohet. 

Bullari u gjet i vdekur në një makinë tip 'Fiat Punto, i qëlluar me tre plumba nga pasagjeri.  Ndër pisat kryesore të hetimit për vrasjen është prishja e pazareve të drogës mes dy rinjve. Bëhet me dije se viktima dhe autori ishin njohur më parë në qelinë e burgut dhe më pas kanë vazhduar pazaret e drogës jashtë saj. Viktima, Xhuliano Bollari ka qenë i akuzuar më parë për veprën penale “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sirianë. Xhuljano u lirua para dy vjetëve kurse Selmanaj më datë 5 të këtij korriku.

Ditën e vrasjes ata ishin nisur nga Tirana për në Vlorë për çështje trafiku droge, ndërsa sipas dëshmisë së Bledar Selmanaj konflikti mes tyre ka nisur për 3 mijë euro drogë, që i riu tashmë i pajetë, i pagoi me euro false. Selmanaj negocioi për 100 kg hashash mes miqve të tij dhe shokut të burgut. Shitja u bë në Elbasan, por pala e viktimës pagoi me euro false. Ky ka qenë dhe momenti i krisjes mes miqësisë zënë në qeli.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?