Kronikë

Tentativë vrasje në Vaun e Dejës/ 53-vjeçari dhunon dhe ndjek me thikë në dorë të riun, arrestohet nga policia (VIDEO)

26 Shtator, 11:52| Përditesimi: 26 Shtator, 12:03

  • Share

Një 53-vjeçar është arrestuar në Vaun e Dejës. Një 28-vjeçar ka kallëzuar në polici ditën e djeshme, se 53-vjeçari e ka goditur me grushte dhe e ka ndjekur me thikë në dorë, për disa minuta.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kosmaç, një 53-vjeçar kishte dhunuar fizikisht një shtetas dhe e kishte ndjekur me mjet prerës në dorë, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale. Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve profesionale, është kapur dhe arrestuar shtetasi:

A. G., 53 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës.

Dje, ka kallëzuar një 28-vjeçar se ky shtetas e ka goditur me grushte dhe e ka ndjekur me thikë në dorë, për disa minuta”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, i riu pretendon se gjatë muajve prill dhe shtator 2025, 53-vjeçari i ka thyer xhamat e furgonit dhe të vetratës së dyqanit dhe ka dëmtuar një automjet tjetër. Ndërsa më 23 shtator, i riu e konstatuar 53-vjeçarin, në afërsi të banesës së tij, duke mbajtur një sëpatë në dorë.

Ai do të akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”

“Gjithashtu, dje, ka kallëzuar një 63-vjeçar, se gjatë muajve prill dhe shtator 2025, shtetasi A. G. i ka thyer xhamat e furgonit dhe të vetratës së dyqanit dhe ka dëmtuar një automjet tjetër, ndërsa më datë 23.09.2025, e ka konstatuar 53-vjeçarin, në afërsi të banesës së tij, duke mbajtur një sëpatë në dorë.    

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. G., shërbimet e Policisë kanë gjetur 4 mjete prerëse (3 thika dhe 1 sëpatë), të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.”, informoi policia.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?