VIDEO/Tentuan të vrasin biznesmenin Andon Dhima/ Arrestohen 2 autorët dhe bashkëpunëtorët, me precedent të theksuar kriminal! Me maska e uniformë RENEA

21 Tetor 2020, 08:53| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 15:53

  • Share

Arrestohen 2 autorë dhe 2 bashkëpunëtorë që tentuan t'i bëjnë atentat biznesmenit Andon Dhima

Ajo që pamë përmes kamerave të sigurisë, nuk ishte  fytyra e vërtetë e dy personave të arrestuar tashmë për atentatin e mbetur në tentativë ndaj biznesmenit Andon Dhima, më 15 tetor të këtij viti teksa futej në hyrjen e pallatit ku banon në rrugën "Muhamet Gjollesha" në Tiranë.

Gridi Lena dhe Altin Hoxha kishin vënë maska silikon kur hynë me një armë në dorë për të qëlluar biznesmenin, i cili në moment të fundit u fut në ashensor, ndërsa autorët u larguan pa rënë në sy, duke dalë nga pallati.

Efektivët e komisariatit numër 2 në Tiranë, në mbështetje nga prokuroria që ka nisur hetimet, arrestuan 2 personat që e ndoqën për ta vrarë biznesmenin 51-vjeçar,, të dy me precedentë kriminalë në fushën e vjedhjeve me armë dhe plagosjes. Gridi Lena 45 vjeç banues në Tiranë rezulton sipas policisë i dënuar më parë me 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani.

Altin Hoxha 35 vjeç, gjithashtu banues në kryeqytet, rezulton i dënuar më parë për plagosje me armë. Të dy u arrestuan në sajë të operacionit të koduar "Stuhia".

Prangave nuk i shpëtuan as dy bashkëpunëtorë, Mariglen Matohiti 30 vjeç dhe Enea Hoxha, 26 vjeç, ky i fundit i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Pas kallëzimit të vetë biznesmenit, vëzhgimit të kamerave dhe hetimeve të kryera që zbuluan autorët, policia kreu kontroll edhe në banesat e tyre, ku gjeti jo vetëm armën me të cilën do qëllohej 51-vjeçari, por edhe municione luftarake, veshje të forcave speciale të Policisë, shkop hekuri po të policisë, pranga e rroba të tjera uniforme policie dhe kamuflazhi, 6 telefona celularë. ndërsa u sekuestrua edhe automjeti me të cilin dy të rinjtë u larguan nga pallati i biznesmenit pasi dështuan ta vrisnin.

Për këtë ngjarje, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për veprat penale  “Vrasja” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.


VIDEO/Momenti kur autorët tentuan ti bënin atentat biznesmenit Andon Dhima

Njoftimi i plote i policise

Finalizohet operacioni policor i koduar "Stuhia".

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP-së, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Zbardhet tentativa për vrasjen e 51-vjeçarit, në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga dy autorët që ndoqën 51-vjeçarin, për ta vrarë. Autorët me precedent të theksuar kriminal për vjedhje me armë dhe plagosje.

Në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e autorëve, njëri prej tyre me precedent kriminal në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autorët do kryenin krimin, automjeti me të cilin u larguan, maskat e përdorura për të mos u identifikuar, rroba policie e prova të tjera që shërbyen për dokumentimin e ngjarjes.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi A. Dh., i cili ka treguar se mbrëmjen e datës 15.10.2020, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dy persona të maskuar dhe të armatosur e kanë ndjekur deri në hyrje në hyrje të pallatit, me qëllim për ta eliminuar atë, menjëherë kanë organizuar punën në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë, për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i një pune intensive hetimore dhe profesionale të bërë nga këto struktura, u bë i mundur sigurimi i provave që çuan në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Mbi bazën e provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Nr. 2 u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar "Stuhia", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe prangosja e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht: 

G. L., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë me 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani, dhe A. H. 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Po në kuadër të operacionit u bë e mundur të identifikohen dhe të ndalohen dhe dy bashkëpunëtorët në këtë ngjarje, shtetasit:

M. M., 30 vjeç dhe E. H., 26 vjeç, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Nga veprimet e para hetimore dhe procedurale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, mjeti në pronësi te shtetasit A. H., që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes, veshjet e përdorura nga autorët, një shkop hekuri policie nga ato me hapje, një palë pranga, 6 telefona celular, rroba uniforme policie dhe kamuflazhi e prova të tjera materiale. 

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Ora 12:33
Report tv siguron fotot e dy autorëve të atentatit të dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima dhe të njërit bashkëpunëtor

1603276455_gridlenaaltinhoxha001.jpg

Dy atoret e arrestuar;

Report tv siguron foton e 2 autorëve të atentatit të biznesmenit Andon Dhima të cilët janë arrestuar sot së bashku me 2 bashkëpunëtorët.

I pari në foto është Grid Lena, i dënuar 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani kurse i  dyti është Altin  Hoxha, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Ndërkaq është siguruar edhe fotoja e njërit bashkë- punëtor, Mariglen Matohiti 30 vjeç. Bashkë me të u arrestua edhe Enea Hoxha, 26 vjeç, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

1603279387_maringlen001.jpg
Mariglen Matohiti;
 
Ora 12:12
Kapja e autorëve të atentatit të dështuar, reagon biznesmeni Dhima: Përshëndes policinë për veprimet e shpejta! I qëndroj deklarimeve të mëparshme

1603275369_1603265636andondhima.jpg

Reagon biznesmeni Andon Dhima pas kapjes së autorëve që tentuan ti bëjnë atentat.

Ai ka përshëndetur policinë për veprimet e shpejta dhe shkruan se inkurajon institucionet ligjzbatuese që t'i shkojnë deri në fund tentakulave te krimit.

Ai thekson se i qendron të gjitha deklarimeve te mëparshme në lidhje me këtë ngjarje dhe pret zbardhjen e plote dhe zbulimin e urdhëruesit.

"Te dashur miq, sot ne megjes nga edicionet e lajmeve mesova kapjen e 4 personave te dyshuar si autore te atentatit te deshtuar ndaj meje.

Pershendes policine e shtetit per veprimet e shpejta dhe zbardhjen e ngjarjes, ne menyre te vecante efektivat e komisariatit nr. 2 dhe prokuroren e ceshtjes.

Inkurajoj institucionet ligjzbatuese ti shkojne deri ne fund tentakulave te krimit dhe mos ndalen perpara asnje presioni apo shantazhi  te drejtuesve te caktuar mediatike te lidhur me krimin.

Nje falenderim per mediat qe besuan te verteten dhe ata qe e fshehen ate dhe gjeten dhe alibi se atentat te deshtuar nuk kishte.

Une i qendroj te gjitha deklarimeve te meparshme ne lidhje me kete ngjarje dhe pres zbardhjen e plote dhe zbulimin e urdheruesit. Me respekt Andon Dhima", shkruan Dhima në reagim.

Ora 10:21
Të dënuar për plagosje e trafik droge në Gjermani e Shqipëri, kush janë të rinjtë që tentuan t'i bëjnë atentat Andon Dhimës

Autorët e atentatit të dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhiman janë 4 të rinj të dënuar për plagosje e trafik droge në Gjermani e Shqipëri.

45- vjeçari Grid Lenon,  lindur në Tiranë, i dënuar më par me 6 vite burgim per vjedhje me armë në shtetin Gjerman.

Albin Hoxha, 35 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dënuar më par për plagosje me armë.

Po ashtu policia ka vënë në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e atentatit.

Maringlen Matohiti, 30 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë si dhe Enea Hoxha 26 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dënuar më par me 4 vite e 9 muaj per “Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike. 

Autorët janë të dënuar në shtetin gjerman dhe në vendin tonë.

Ora 09:08
Tentuan t'i bëjnë atentat biznesmenti Dhima, si u kamufluan autorët me maskë silikon dhe uniformë të RENEA-s, sekuestrohen pranga, shkop hekuri dhe armë zjarri

Autorët që tentuan ti bëjnë atentat biznesmenit Andon Dhimaj ishin të kamufluar me maskë silikon dhe uniformë të RENEA-s.

Nga veprimet e para hetimore dhe procedurale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.

Veshjet e përdorura nga autorët, një shkop hekuri policie nga ato me hapje, një palë pranga, 6 telefona celular, rroba uniforme policie dhe kamuflazhi e prova të tjera materiale.

Ora 09:00
Tentativa për vrasje ndaj biznesmenit, zbardhen emrat e autorëve të arrestuar dhe bashkëpunëtorëve

Report Tv ka zbardhur emrat e autorëve të arrestuar për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima.

Ne pranga ka rënë Grid Lena, i dënuar 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani.

Altin  Hoxha, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Në pranga edhe dy bashkë- punëtorët Mariglen Matohiti 30 vjeç dhe Enea Hoxha, 26 vjeç, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Armir: 14/01/2021 00:04

    O amos bar o çun kurv ma thuj emrin kush je se te vi dhe ty ku tjesh ta shkly gojen si buq gazanash qe shan por ti je kurv qe flet me emra te rrem

    Përgjigju
  • Amos Loung Bar: 21/10/2020 21:32

    Eh mor albin kur u bane edhe ti trim. Te maj men qyrravec. Motrat i ke pas te bukura Sidomos at si mori gon krosi per gru

    Përgjigju
    • Laç: 14/01/2021 00:01

      Amos loung bar,, mos u fsheh mbas emrit te rrem po ma thuj emrin kush je se te vi ti shkerdhej tan robt mor klysh kurve a je burr mthuj kush je o gru llapaqene

  • Tironsi: 21/10/2020 14:32

    Ky Albin Hoxha paska nderruar profesion se ky ka qene me forcat komando pastaj u perzgjodh nga batalioni i forcave speciale (beretat e kuqe). Shtet leshi qe i hudh punonjesit e saj ne rruge.

    Përgjigju
    • Tironsi: 21/10/2020 19:58

      Nonjaku une shikoj foton qe kan nxjerr keta te report tv dhe ai eshte ish ushtar ne 2006-2007 ne regjimentin komando. Nqs se keta kan gabuar foto ate nuk e di une. Sa per komentin tjeter un nuk kam kerkuar ne google por e njofta nga fotoja. Nuk eshte se me intereson shume se ca ka bo ky por me beri pershtypje se si shteti Po i Hedh ne rruge ushtaraket pa asnje pike pergjegjsie. Klm

    • Nonjaku: 21/10/2020 19:31

      Albini o Tiros ka shku ne Canada e puno si Security ne nje aeroport. Iku vet se hudhi njeri ne rrug. Merr 2000 dollar kanadez ne jav

    • per tirons: 21/10/2020 16:43

      Eshte person tjeter ai o tirons. Po ti i fut nje te kerkuar ne google, merr personin e pare qe del, edhe krijon historine pastaj...

  • Prokuror gjukatesi: 21/10/2020 13:53

    Nuk ka prova le te dalin keta cuna te mire se ja morem paret ne edhe jan cuna te siellshem keta hahaha po ku kemi shtet ne keta sot arrestohen neser i nxjerr gjukata ore ne jemi vend i mbaruar fare ne shqiperi vlera e njeriut eshte e barabart me nje zog...gjynah populli kujton se po vihet rend ne shqiperi..po te ket shtet keta ti lidhin me litar dhe ti nxjerrin te sheshi skenderbej dhe ti qellij populli me gur deri sa tu dali shpirti nga bydha..rrugacet

    Përgjigju
  • Hasta el fuego: 21/10/2020 13:31

    Vrases me pages? Kta jan qoban lopsh shyqyr qe se kan vra se kan qan tu dhje ne burg per profesionalizmin qe paskan kta po ne shqipri me ka 400 mi lek rrog ne muj mledh kshu lloj mostrash dhe i ban ushtar veq se te rrin perkrah te njaj te "forti" te sjellen me makina te mira dhe te blindume dhe te ken pak autoritet se vet sun ja dalin.

    Përgjigju
  • Hallexhiu: 21/10/2020 13:20

    Deri dje shkuanin se ka sajuar vete per azile.. keshtu mos boni komen te pa lidhje heren tjeter. Klm e u rujt zoti nga keto llumaxhit

    Përgjigju
  • Gazmir: 21/10/2020 13:08

    Bejini si ajo maska ne foto halet!!!

    Përgjigju
  • Anti krimi: 21/10/2020 12:12

    Keta lloj monstrash policia duhet ti ekzekutoje ne aksion. Nuk ka perse lodhet fare te beje hetime. Edhe ai monstra qe do i kete paguar meriton te njejtin fat. Keta nuk jane njerez jane kafshe dhe zoti i vrafte megjithe familhe dhe cfare rrace kane.

    Përgjigju
    • Tiran: 21/10/2020 13:54

      I pagoi ben blushi ..nje bandit zagar maskara te arrestohet menjeher ky rrugac

  • Erik: 21/10/2020 10:25

    Interesante do jete sikur te zberthehen dhe te zbulohet se kush eshte porositesi. Drejtesia duhet t'u japi denime te renda qe te vene mend te tjeret qe i kane hyre ketij "biznesi" te vrasjes me pagese.

    Përgjigju
  • Fredi: 21/10/2020 10:11

    Jepini si fytura plerat i degjeneroni qe dhe brenda mos ti afroet njeri ktyre plerave qe marin jet per lek ptu plera degjeneroini jepini cdo onfo per kta ku rrin ku srrin

    Përgjigju
  • Zoti TITI: 21/10/2020 09:37

    Eh mor Andon do kishe shkuar te drute tani. Fati paska qene me ty. LLogarite veten sikur sje me tani. Keputja atij qe ka dhe ne urdhrin per ty dhe je barazim.

    Përgjigju
  • Populli: 21/10/2020 09:23

    kur don shteti kap leprin me qerre..

    Përgjigju
    • nardi: 21/10/2020 12:55

      o albi

    • A...Zh: 21/10/2020 10:26

      Jo vetem, hyp lepuri vet ne qerre!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?