Tentativë grabitje të një banke në Tiranë, grabitësit u kamufluan si punonjës të mirëmbajtjes! Video ekskluzive nga ku u futën autorët për të gërmuar tunelet e nëndheshme drejt bankës

22 Shkurt 2022, 12:43| Përditesimi: 22 Shkurt 2022, 17:00

  • Share

Një supergrabitje si nëpër filma ka qenë ajo e tentativës së një dite më parë nga persona ende të paidentifikuar për të grabitur një bankë të nivelit të dytë në Tiranë pranë Ministrisë së Drejtësisë. Grabitësit kishin pikasur një bankë të nivelit të dytë për të grabitur që ndodhej brenda qendrës tregtare "Veve Center" por mënyra që zgjodhën për të hyrë brenda saj ishte e denjë për skenar Hollywood-i

Grabitësit për të hyrë brenda ambienteve të bankës që do të vidhnin kanë përdorur tunelet dhe kanalet nëntokësore të bulevardit të ri "Zogu I". Autorët ishin veshur me jelekët të punonjësve të mirëmbajtjes në mënyrë që të kamufloheshin për të lehtësuar punën e tyre për të hyrë në kanalet e ujërave të zeza pa rënë në sy dhe më pas për të gërmuar me qëllim depërtimin në ambientet e brendshme të një banke të nivelit të dytë. Distanca nga tuneli ku hynë grabitësit te banka e nivelit të dytë distanca është 300 metër.

Janë dashur 3 muaj gërmime me matrapik nga autorët në tunelin e nëndheshme për të hyrë në ambientet e bankës së nivelit të dytë. Edhe pse kanë punuar gjatë ditës për të mbytur zhurmat, sërish dridhjet e matrapikut kanë sjellë shqetësimin e qytetarëve. Megjithatë i gjithë skenari nuk shkoi si ishte parashikuar nga grabitësit, pasi ato u pikasën nga Forcat Shqiponja që ishin në zonë.

Efektivët pikasën njërin prej autorëve, i kamufluar me veshje të punonjësve të mirëmbajtjes, të dilte nga kanali i ujërave të zeza në bulevard para Ministrisë së Drejtësisë dhe teksa po shkonin drejt tij grabitësi hodhi armën e tij në kanal dhe u largua me vrap.

1645545619_tyneli.jpg

Kjo ka bërë që efektivët të kontrollojnë menjëherë në zonë, ku zbuluan armën dhe më pas nga hetimet u zbuluan gërmimet që ishin bërë në tunel dhe plani për të vjedhur bankën e nivelit të dytë.

Dyshohet se grabitësit kanë pasur hartën e tunelit dhe dinin ekzaktësisht se si mund të shkonin duke gërmuar brenda ambienteve të bankës dhe për këtë arsye po hetohet se ata mund të jenë ndihmuar nga punonjës të mirëmbajtjes së tuneleve nëntokësore apo elektricistë, të cilët kanë pasur planimetrinë e zonës dhe ua kanë dhënë atë grabitësve.

Pritet që nga arma e gjetur në tunel të zbulohen shenja gishtash dhe se kujt i përket, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e grabitësve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Aktualisht në tunel hetuesit po marrin provat biologjike.

Ora 19:07
Gërmuan dhe shkuan shumë pranë, të tjera pamje nga tuneli i planit të grabitjes së bankës

Report TV ka siguruar të tjera foto që tregojnë planin për të grabitur një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Në pamje duket qartë se grabitësit kanë gërmuar prej kohësh. Pamjet tregojnë edhe çarjen e tunelit në bulevard për të kaluar te nën toka që hapte rrugën drejt bankës.

1645553264_Sequence03.00351114.Still018.jpg

Ora 13:47
Tentativa për grabitje e bankës në Tiranë, autorët gërmuan për 3 muaj, qytetarët dëgjuan zhurmat e matrapikut

Janë dashur 3 muaj gërmime nga autorët ën tunelin e nëndheshme për të hyrë në ambientet e bankës së nivelit të dytë. Ata kanë përdor matrapik dhe punto duke punuar gjatë ditës për të mbytur zhurmat, por megjithatë dridhjet e shkaktuara nga matrapiku dhe pajisjet e rënda kanë sjellë shqetësimin e qytetarëve. Aktualisht në tunel hetuesit po marrin provat biologjike.

1645534389_Screenshot3.jpg

Ora 12:54
Tentativa për të grabitur bankën në Tiranë, policia e Tiranës: Autorët kryen gërmime në tunel për të hyrë në bankë

 Policia ka reaguar për tentativën e vjedhjes së bankës së nivelit të dytë në Tiranë pranë Ministrisë së Drejtësisë.

"Falë reagimit të Policisë, parandalohet tentativa për vjedhje në një bankë të nivelit të dytë, duke përdorur tunele të nëndheshme. Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në bulevardin "Zogu I" po kryheshin gërmime, duke përdorur tunele të nëndheshme, me qëllim depërtimin në ambientet e brendshme të një banke të nivelit të dytë, falë reagimit të menjëhershëm, kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes në bankë.

Shërbimet e Policisë janë duke kryer hetime të thelluara me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale "Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit" kryer në bashkëpunim."

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agjenti: 22/02/2022 12:54

    E cau burine talebani. Ncncnc

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?