Një automjeti në Pronësi të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë është tentuar t'i vihet flaka pasditen e sotme. Një person me biçikletë hodhi poshtë automjetit një shishe me lëndë djegëse, ndërsa zjarri është fikur pa shkaktuar dëme.
Ngjarja u regjistrua në afërsi të Bashkisë Tiranë, ku paraprakisht u bë me dije se automjeti ishte në pronësi të drejtorit të Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tushës, por pas verifikimeve të kryera rezultoi se makina nuk i përkiste atij.
Nuk dihen ende më shumë detaje për ngjarjen, teksa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.