Pamje nga operacioni i policisë

Tentoi që të vrasë 35-vjeçarin, lihet në burg i riu nga Tirana, zbardhet dëshmia: Armën ma kishte bërë gjyshi dhuratë dhe e mbaja me vete

16 Prill 2022, 12:12| Përditesimi: 16 Prill 2022, 12:15

  • Share

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masës e sigurisë "arrest në burg" për Emra Kurteshin, i riu që qëlloi me armë disa ditë më parë në zonën e Kombinatit, në drejtim të një 35- vjeçari, pas një konflikti me të. Gjatë seancës i riu ka thënë, mësojnë burime për Report Tv, se pistoleta ishte e gjyshit dhe e mbante me vete pasi e kishte kujtim prej tij, por nuk ka pranuar të jap më tepër detaje.

Emra Korteshi pas një sherri me një 35-vjeçar ka marrë armën e zjarrit me qëllim që ta vrasë, por për fat të mirë kjo rezultoi një tentativë e dështuar. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në rrugën "Shaban Bardhoshi".

Nga sa mësohet dyshja është konfliktuar me njëri-tjetrin për motive që nuk dihen ende dhe Korteshi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të E. I., 35 vjeç dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, arratia i ka zgjatur disa orë.

Ai është vënë në prangat e policisë dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?