Shqiptari Endi Bala

Tentoi të rrëmbejë dy vajza të mitura, shqiptari në SHBA rrezikon burg përjetë

16 Gusht, 08:04| Përditesimi: 16 Gusht, 08:40

  • Share

Një 23 vjeçar shqiptar rrezikon burg përjetë në Karolinën e Veriut, pasi akuzohet se ka tentuar të rrëmbejë dy vajza të mitura në kohë të ndryshme. 23-vjeçari, Endi Bala, sipas mediave tw huaja, ka tentuar që të rrëmbejë një vajze 7 vjeçare në Sterling Heights dhe një tjetër, të moshës 15 vjeçe në Clinton Township.

Bala u arrestua nga Policia e Sterling Heights të martën pasi dyshohet se iu afrua një vajze 7-vjeçare në Parkun e lumit Clinton North, e tërhoqi nga biçikleta dhe tentoi ta fusë në makinën e tij, sipas Zyrës së Prokurorit të Qarkut Macomb.

Rreth një orë para arrestimit, një tjetër denoncim kishte mbërritur në polici, se një djalë kishte tentuar të rrëmbente një 15-vjeçare, tha në një deklaratë për shtyp Departamenti i Policisë së Township Clinton. Vajza po ecte në rrugën Clinton River Road.

Ai dyshohet se ka kapur kokën dhe qafën e vajzës dhe ka tentuar ta fusë në makinën e tij, sipas prokurorëve. Një banor ka ndërhyrë për të ndihmuar vajzën të ikë dhe më pas kanë njoftuar autoritetet.

Magjistrati i Gjykatës së Qarkut 41-A i Sterling Heights, Michael Piatek e dërgoi Balan në burgun e qarkut Macomb.

Sa i takon tentativës për rrëmbimin e 7-vjeçares, ka qenë tezja e saj që e ka shpëtuar.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jimmy: 16/08/2024 21:39

    Ketu mo lesho ka ceco bicak!do kalbesh brenda dhe do kapesh sapunin sa te kenaqesh!monster!

    Përgjigju
  • AL ALBANI: 16/08/2024 11:55

    TIPA SI KY DUHET KARIKE ELEKTRIKE...... DHE TË JEPET 24 ORË LIVE TV.... ASNJË MËSHIRË PËR DHUNUESIT E FËMIJVE....

    Përgjigju
  • kriminelit: 16/08/2024 09:18

    hidhjani mor celsat det ktij

    Përgjigju
  • E sakt: 16/08/2024 08:55

    Aty ne burg me uniform portukalli,me duar e kemb te lidhura,se jeni mesuar ne Shqipri qe beni cfar te doni dhe jeni te lir,ose beni disa jav burg luksoz.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?