Efektivi i policisë së Lezhës, Kol Kola

Kronikë

Tentoi të abuzonte me 13-vjeçaren, dërgohet për gjykim efektivi i policisë së Lezhës, prokuroria: Keqpërdori detyrën, kreu veprime të turpshme me të miturën

16 Shtator 2021, 08:53| Përditesimi: 16 Shtator 2021, 08:56

  • Share

LEZHË-Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të ish-efektivit të policisë Kol Kola, i cili u arrestua në muajin maj të këtij viti për ngacmim seksual të një vajze të mitur 13-vjeçare. Ndaj 62-vjeçarit, i cili vijon të jetë me masën e sigurisë "arrest në burg" janë ngritur akuzat "Ngacmim seksual" dhe "Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare".

Gjatë hetimeve organi i akuzës ka arritur të provojë se Kol Kola me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë, duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale, nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë të miturën në makinë dhe e ka dërguar në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim, duke kryer veprime të turpshme me të.

Gjatë marrjes në pyetje 62-vjeçari i ka mohuar në vazhdimësi akuzat, duke e konsideruar ngjarjen si inskenim, ndërsa seanca gjyqësore paraprake për dërgimin e çështjes për gjykim do të zhvillohet brenda muajit shtator.

Kol Kola u prangos nga policia, pas denoncimit të bërë nga 13-vjeçarja e mitur e rrëfej atë çfarë i kishte ndodhur dhe menjëherë pas verifikimeve përmes provave shkencore dhe pamjeve filmike u provua se ka element te veprës penale. Kol Kola ka qenë pjesë e strukturave të policisë së shtetit prej shumë vitesh, duke shërbyer në disa zona të Qarkut të Lezhës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?