Foto ilustruese

Tentoi të digjte me benzinë gruan! Arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Greqi! Ja çfarë deklaroi para autoriteteve

2 Janar 2023, 14:19| Përditesimi: 2 Janar 2023, 14:44

  • Share

Një 50-vjeçar shqiptar në Greqi i hodhi benzinë gruas së tij duke e kërcënuar se do ta digjte dhe më pas kërcënoi se do t'i vinte flakën vetes në Sheshin Qendror të Larisës.

Sipas asaj që shkruajnë, mediat greke, 50-vjeçari shqiptar i cili punon murator në shtetin grek, gjatë kërkimit të faljes para autoriteteve ka mohuar akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, duke u shprehur se “nuk ka dashur të dëmtoj askënd, madje as veten”.

Mirëpo, pretendimet e tij nuk kanë bindur askënd, ndaj me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e “arrest me burg”. Të premten, i pandehuri ka larë me benzinë ​​ish-bashkëshorten e tij teksa ajo po dilte nga makina e saj me djalin e tyre 17-vjeçar, në apartamentin, pallatit ku ai banon. Ai ka hedhur edhe benzinë ​​mbi makinën duke e kërcënuar se do ta djegë. Fatmirësisht djali ka reaguar i qetë, duke frenuar të atin, për pasojë nëna ka arritur të largohet dhe të shkojë në polici.

Autori, me profesion ndërtues, akuzohej më parë për trafik droge dhe i është ndaluar dalja jashtë vendit.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?