Foto ilustruese

Tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportë bullgare false, arrestohet një turk në Portin e Durrësit

21 Nëntor, 13:29| Përditesimi: 21 Nëntor, 15:52

  • Share

Durrës-Një 35 vjeçar me origjinë turke është arrestuar në Portin e Durrësit pasi tentoi të të dilte nga Shqipëria me pasaportë bullgare false.

Uniformat blu sekuestruan pasaportën dhe kartën e identitetit që 35 vjeçari paraqiri në sportel.

“Në vijim të punës kundër paligjshmërive në kufi, që kryhet në bazë të analizës së riskut, si dhe pas kontrolleve dhe verifikimeve, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit vunë në pranga shtetasin turk Y. R., 35 vjeç, banues në Turqi.

35-vjeçari tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportë dhe kartë identiteti bullgare, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara”, informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Durrës, për hetime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?