Pika kufitare 'Hani i Hotit'

Kronikë

Tentoi të dilte nga Shqipëria ndërkohë që ishte në kërkim, arrestohet në Hanin e Hotit 51-vjeçari

18 Qershor, 11:35| Përditesimi: 18 Qershor, 11:37

  • Share

Një 51-vjeçar i cili ishte në kërkim është arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit. 51-vjeçari po tentonte të dilte nga Shqipëria.

Blutë bëjnë me dije se Gjykata e Gjirokastrës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në pikat e kalimit kufitar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, u kap në dalje të RSh-së, në PKK Hani i Hotit, shtetasi F. H., 51 vjeç, banues në fshatin Vrakë.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

51-vjeçari iu dorëzua DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?