Paratë që iu konfiskuan shqiptarit në Itali

Kronikë

Tentoi të fusë 840 euro false në Itali, pranga shqiptarit në aeroportin e Napolit

25 Janar 2019, 18:40| Përditesimi: 25 Janar 2019, 18:45

  • Share

ITALI- Një shqiptar është arrestuar në aeroportin e Capodichino në Napoli, teksa po mundohej që të kalonte në doganë një shumë të konsiderueshme parash falso.

Paratë kishin prerje nga 20-500 euro dhe kapnin shumën e plot 840 euro.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga mediat italiane, po tentonte që të kalonte kontrollin me shumë nxitim. Sjellja e tij nuk u la pa u vënë re nga punonjësit, të cilët gjetën paratë e fshehura që më pas rezultuan false.

Ai u arrestua menjëherë dhe për këtë për futjen në Itali të parave të falsifikuara.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?